By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serbia thotë se i ka arrestuar edhe dy shtetas të Kosovës nën pretendimin për krime lufte
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Serbia thotë se i ka arrestuar edhe dy shtetas të Kosovës nën pretendimin për krime lufte
Maqedoni

Serbia thotë se i ka arrestuar edhe dy shtetas të Kosovës nën pretendimin për krime lufte

admin
Last updated: 14/08/2025 17:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoritetet serbe kanë thënë se ka arrestuar sot dy shtetas të Kosovës në kalimin kufitar në Horgosh, me pretendimin për krime lufte.

Arrestimi i tyre pason një varg arrestimesh të tjera të shtetasve kosovarë gjatë udhëtimit transit nëpër Serbi në muajt e fundit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Njoftimi është publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi, teksa janë publikuar edhe inicialet e dy personave që raportohet se janë ndaluar nga autoritetet serbe.

“Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë, Shërbimit të Hetimit të Krimeve të Luftës, në Kalimin Kufitar Horgosh në hyrje të Serbisë, arrestuan X. E. (1976) dhe B. E. (1973) për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ata kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Dyshohet se më 9 gusht 1999, në Rahovec, në bashkëpunim me disa anëtarë të të ashtuquajturës “UÇK”, me përdorimin e forcës fizike, armëve të zjarrit dhe kërcënimeve serioze për jetën dhe gjymtyrët, ata rrëmbyen një civil të kombësisë serbe, J. M., dhe e çuan në një drejtim të panjohur, që nga ajo kohë çdo gjurmë e tij është humbur. J. M. ende figuron si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Të njëjtëve thuhet se u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë.

Në muajt e fundit, disa qytetarë të Kosovë janë arrestuar në Serbi. Së fundmi u njoftuar për arrestimin e shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ certifikon edhe nëntë subjekte politike, përfshirë atë të Ramiz Lladrovcit
Next Article 207 shtëpi të prekura nga zjarret, 40 të shkatërruara/ Rama: Do të dëmshpërblehen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?