By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KEDS: Të shtunën nis shkyçja për bizneset që s’kanë nënshkruar kontratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > KEDS: Të shtunën nis shkyçja për bizneset që s’kanë nënshkruar kontratë
Maqedoni

KEDS: Të shtunën nis shkyçja për bizneset që s’kanë nënshkruar kontratë

admin
Last updated: 14/08/2025 17:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

KEDS ka bërë të ditur se të shtunën do të fillojë shkyçja nga rrjeti elektrik për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar. KEDS u ka bërë thirrje bizneseve që nëse ende s’kanë nënshkruar kontratë me një furnizues të licencuar nga ZRRE, ta bëjnë një gjë të tillë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Nga KEDS është thënë edhe se ata nuk ofrojnë shërbime të furnizimit me energji elektrike-por që roli i tyre është i kufizuar në shpërndarjen e energjisë elektrike dhe se janë të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet e ZRRE-së.

Komunikata:

Të shtunën nis shkyçja nga rrjeti elektrik për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues të licencuar
KEDS, në cilësinë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, njofton urgjentisht të gjithë konsumatorët e kyçur në çdo nivel tensioni brenda rrjetit shpërndarës për njoftimin shumë të rëndësishëm si në vijim:
Në pajtim me njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të datës 13 gusht 2025, duke filluar nga data 16 gusht 2025, KEDS e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një Furnizues të licencuar. Ky detyrim buron nga paragrafi 7 i nenit 39 të Ligjit për Energjinë Elektrike dhe neni 8 i Rregullës për Ndërrimin e Furnizuesit.
Veprim i menjëhershëm dhe i domosdoshëm!
Për të ruajtur stabilitetin dhe integritetin e sistemit elektroenergjetik, më 16 gusht 2025 KEDS do të shkyçë nga rrjeti i shpërndarjes të gjithë konsumatorët që nuk kanë një marrëveshje aktive furnizimi.
Nëse ende nuk keni nënshkruar kontratë me një Furnizues të licencuar nga ZRRE, duhet ta bëni këtë pa vonesë për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Ky proces përbën një detyrim ligjor si pjesë e reformave të liberalizimit të tregut të energjisë, sipas udhëzimeve të ZRRE dhe duhet të zbatohet plotësisht. KEDS nuk ofron shërbime të furnizimit me energji elektrike-roli ynë është i kufizuar ekskluzivisht në shpërndarjen e energjisë elektrike dhe jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha vendimet e ZRRE-së.
Mosveprimi i menjëhershëm do të rezultojë me shkyçje nga rrjeti.
Ju bëjmë thirrje që menjëherë të kontaktoni një Furnizues të licencuar nga ZRRE për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, për të përmbushur kërkesat rregullative dhe për të evituar ndërprerjen tuaj me furnizim.
KEDS është i përkushtuar për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të jetë në dispozicion të çdo konsumatori, dhe zbaton me përpikëri të gjitha direktivat që vijnë nga organet rregulluese.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aktakuzë ndaj dy personave për nxitje të përçarjes dhe mos durimit midis grupeve fetare
Next Article Dy javë pa paga, AGK thirrje Qeverisë që ta ndajë buxhetin për RTK-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?