By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SYRI TV/ Vetëm 1 km nga Erseka, fshati Dokollarë i harruar nga pushteti, banorët: Nuk ka investime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > SYRI TV/ Vetëm 1 km nga Erseka, fshati Dokollarë i harruar nga pushteti, banorët: Nuk ka investime
Ekonomi

SYRI TV/ Vetëm 1 km nga Erseka, fshati Dokollarë i harruar nga pushteti, banorët: Nuk ka investime

admin
Last updated: 14/08/2025 17:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

I ndodhur vetëm 1 kilometër larg qytetit të Ersekës, fshati Dokollarë është lënë në mëshirë të fatit. Mungesa e investimeve, sipas banorëve, ka sjellë largimin e njerëzve, ndërsa ujërat e zeza rrezikojnë shëndetin e tyre. Banorët shprehen të zhgënjyer, duke thënë se, edhe pse paguajnë rregullisht taksat, shërbimet minimale mungojnë. Kjo situatë ka sjellë edhe braktisjen e fshatit.

Banorët e fshatit Dokollarë, vetëm një kilometër larg qytetit të Ersekës, thonë se fshati i tyre është lënë në harresë nga institucionet. Ata shprehen se mungesa e investimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në shpopullimin e zonës. Rruga e amortizuar është një nga problemet më të mëdha, që ka detyruar jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit të mendojnë largimin, shpesh drejt familjarëve të tyre në emigracion.

Një tjetër shqetësim madhor janë ujërat e zeza, të cilat dalin në sipërfaqe, duke krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik, ndërsa pushteti vendor nuk ka reaguar aspak.

Edhe varrezat e fshatit janë lënë pa mirëmbajtje, të mbuluara nga bari dhe ferrat, ndërsa banorët shprehen se, pavarësisht pagesës së taksave, shërbimet nga bashkia mungojnë.

I vetmi investim i realizuar ndër vite ka qenë furnizimi me ujë të pijshëm. Megjithatë, grumbullimi i taksave mujore nuk është përkthyer në shërbime të tjera për komunitetin e banorëve. Dokollarë po tkurret vit pas viti, ndërsa çdo fushatë zgjedhore shoqërohet me premtime për zgjidhjen e problematikave premtime që mbeten vetëm fjalë.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E premtja e bardhë me zbritje deri 50%
Next Article Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut: Kënga e Baby Shark nuk është plagjiaturë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?