By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani: Balancuesi i mbronte maqedonasit në Çair, ai nuk është privilegj, por sistem i drejtë për të gjithë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani: Balancuesi i mbronte maqedonasit në Çair, ai nuk është privilegj, por sistem i drejtë për të gjithë
Maqedoni

Bujar Osmani: Balancuesi i mbronte maqedonasit në Çair, ai nuk është privilegj, por sistem i drejtë për të gjithë

admin
Last updated: 31/08/2025 10:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 gusht – Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, reagoi ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili përsëri e sulmoi parimin e shumicës së Badenterit, një nga elementët kyç të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Sipas Osmanit, qëndrime të tilla janë pjesë e një strategjie të përgatitur prej kohësh, që ka për qëllim anulimin e marrëveshjes që garanton multietnicitetin dhe stabilitetin e shtetit.

“Mendoj se kjo është një strategji që tashmë e kemi parë. Plani për anulimin e Marrëveshjes Kornizë ekziston prej kohësh. Vetëm se atëherë nuk mund ta realizonin – u duhej një partner shqiptar që do t’u jepte legjitimitet para popullit dhe ndërkombëtarëve. Tani e gjetën”, paralajmëroi Osmani.

Ai theksoi qartë se goditja ndaj Balancuesit, sistemit që siguron përfaqësim të drejtë etnik në institucione, më së shumti do t’i godasë pikërisht qytetarët maqedonas në Çair.

“Maqedonasit në Çair kanë qenë më të mbrojturit pikërisht nga Balancuesi. Falë tij, komuna ka qenë e detyruar t’i punësojë edhe ata sipas numrit. Dhe ata më thonë: kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së tyre”.

Sipas Osmanit, Balancuesi nuk është privilegj, por një sistem i drejtë që mundëson barazi për të gjithë – për shqiptarët, maqedonasit, romët dhe komunitetet e tjera.

Për këtë arsye, shfuqizimi i tij nuk është në interes të asnjë grupi etnik, por përfaqëson një “projekt kundër shtetit” që synon të minojë bashkëjetesën.

“Kjo nuk është interes shqiptar apo maqedonas. Ky është interes kundër shtetit”, përfundoi Osmani.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një i paraburgosur ka ndërruar jetë sot në repartin e paraburgimit në Burgun e Shutkës
Next Article Gjendja e Rrugëve në RMV-të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?