By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Bujar Osmani, pse shkove te Gruevski në Hungari, shqiptarët presin përgjigje?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Bujar Osmani, pse shkove te Gruevski në Hungari, shqiptarët presin përgjigje?
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Bujar Osmani, pse shkove te Gruevski në Hungari, shqiptarët presin përgjigje?

admin
Last updated: 31/08/2025 11:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht – “Është e pabesueshme të dëgjosh Bujar Osmanin të flasë për “vetting” e reforma. Ky është njeriu mbi të cilin rëndojnë raporte të shumta të revizionit për keqpërdorime, njeriu që ka qenë i përfshirë në dosje të hapura të Prokurorisë Speciale Publike, njeriu që si ministër i dha dritë jeshile hyrjes së MTEL-it, duke shitur interesin shqiptar. Ky është i njëjti ministër që lejoi kompanitë serbe e malazeze të marrin licenca për të sunduar me biznesin e kazinove, duke e kthyer shtetin në terren të oligarkëve të huaj.

Ky është Bujar Osmani, politikan i kapur nga skandalet, që nuk ka guximin të përballet me të kaluarën e vet, por sot guxon të predikojë moral politik.

Prandaj ne e pyesim publikisht:

Pse nuk flet për vettingun e vetvetes?

Pse nuk tregon pse shkove në Hungari për ta takuar Gruevskin? Çfarë kërkove prej atij që iku nga drejtësia?

Pse gjatë qeverisjes suaj, shqiptarët ishin më të varfër, më të papërfaqësuar dhe më të zhgënjyer se kurrë?

Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar të vërtetën. BDI nuk është më as “shtëpi politike”, as “mbrojtëse e interesave kombëtare”, por një strukturë që ekziston vetëm për të shpëtuar fytyrën e disa individëve të diskredituar.

VLEN është përgjigjja. Me ekipin tonë të ri, të pastër dhe të përgatitur, ne nuk i trembemi as reformës e as transparencës sepse nuk kemi çfarë të fshehim. Ndryshimi ka filluar. Mashtrimet e BDI-së nuk funksionojnë më. Më 19 tetor, shqiptarët do ta vulosin të ardhmen: VLEN është reforma! VLEN është bashkimi! VLEN është fitorja!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mendi Qyra: Struga ka nevojë për një rilindje kulturore (FOTO)
Next Article Perinski: VMRO-DPMNE ka potencial që të fitojë në pothuajse çdo qytet, nuk pres ndërlikime në zgjedhjet lokale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?