By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski: Filipçe është kontradiktor, nga njëra anë flet për ndryshime kushtetuese, nga ana tjetër për ndërprerje të bisedimeve nëse ka veto të re
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski: Filipçe është kontradiktor, nga njëra anë flet për ndryshime kushtetuese, nga ana tjetër për ndërprerje të bisedimeve nëse ka veto të re
MaqedoniTOP LAJM

Mucunski: Filipçe është kontradiktor, nga njëra anë flet për ndryshime kushtetuese, nga ana tjetër për ndërprerje të bisedimeve nëse ka veto të re

admin
Last updated: 31/08/2025 15:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht – Nga ne nuk do të dëgjoni një gjë para kamerës, ndërsa tjetër gjë pas dyerve të mbyllura. Ky është thelbi i besimit, të jemi të njëjtë edhe në fjalë edhe në vepra. Këtu është edhe kontradikta më e madhe te Venko Filipçe: nga njëra anë flet për ndryshime kushtetuese, nga ana tjetër për anulimin e bisedimeve nëse ka veto të re. Një qasje e tillë nuk sjell siguri, por pasiguri për drejtimin në të cilin duhet të ecë shteti, theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në një publikim në Fejsbuk. 

“Gjatë viteve të kaluara pamë çka do të thotë politikë në veprime të shpejta dhe premtime boshe. LSD dhe BDI me çdo premtim hapnin shpresë, ndërsa me çdo presion e shkatërronin atë shpresë. Dokumentet e përbashkëta të cilat miratoheshin në Kuvend nuk sollën forcë, por dobësi – ishin përjashtuar menjëherë sapo paraqitjen ndonjë sfidë”, theksoi Mucunski. 

Ai thotë se rruga të cilën e vendosin tani është e ndryshme, punojnë në zgjidhje, të cilat sjellin përparim të qëndrueshëm. 

“Rruga jonë është e ndryshme. Punojmë në zgjidhje të cilat sjellin përparim të qëndrueshëm – jo në bllokada të cilat përsëriten. Më mirë është të tregojmë durim dhe mençuri, se sa të bëjmë veprim i cili nesër do të jetë barrë edhe më e madhe për shtetin. Kjo është qasje e një burrështetasi: të mendojmë për të sotmen, të nesërmen dhe të pasnesërmen”, theksoi Mucunski. 

Ai shtoi se dallimi qëndron në atë që për pushtetin aktual e ardhmja evropiane nuk është frazë boshe. 

“Ekziston një ndryshim tjetër i rëndësishëm. Për ne, e ardhmja evropiane nuk është një frazë boshe – do të thotë luftë kundër korrupsionit, administratë moderne, digjitalizim, investime në rrugë, infrastrukturë dhe mundësi të reja për qytetarët. Ne besojmë se rezultatet në vend krijojnë respekt jashtë vendit. Kjo është arsyeja pse jemi të vendosur të sigurojmë një të ardhme evropiane që do të jetë e denjë, e qëndrueshme dhe e pranueshme për të gjithë. Populli maqedonas e meriton këtë”, theksoi Mucunski.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Nevojitet qasje e një burrështetasi për integrimet evropiane, Mickoski refuzon çdo propozim
Next Article VLEN: Mexhiti para të rinjve e prezantoi projektin për Qendrën rinore në Çair

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?