By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Maqedonia braktisi negociatat drejt BE-së dhe bllokoi rrugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Maqedonia braktisi negociatat drejt BE-së dhe bllokoi rrugë
Maqedoni

Filipçe: Maqedonia braktisi negociatat drejt BE-së dhe bllokoi rrugë

admin
Last updated: 31/08/2025 18:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe tha sot se nevojitet qasje e një burrështetasi për zhbllokimin e integrimeve evropiane, duke e kritikuar kryeministrin i cili sipas tij njëherë kërkon konstruktivitet, ndërsa pastaj refuzon çdo propozim

“Më vjen shumë keq që kryeministri njëherë kërkon konstruktivitet, e herë të tjera refuzon çdo propozim. Nëse kjo është pjesë e folklorit parazgjedhor apo duke mos marrë parasysh fushatën që zhvilluan vitin e kaluar, nuk mund ta them tani, por fakti është se asgjë nuk po ndodh në fushën e integrimit evropian, dhe rajoni po ecën përpara. Shqipëria po ecën përpara, Mali i Zi po ecën përpara me një plan tashmë konkret që deri në vitin 2027 ose 2028 do t’i përfundojnë plotësisht negociatat. Praktikisht jemi në një fazë ku praktikisht i kemi braktisur negociatat. Dhe kjo është gjëja më e keqe që mund të na ndodhë”, tha Filipçe

Ai paralajmëroi se LSDM do të përgatisë dokument me qëndrime të qarta për integrimet evropiane.

“Do të përgatisim një dokument që do të jetë një version pune, të cilin do ta ofrojmë gjatë kësaj jave, në të cilin besoj se do të përfshihen të gjitha aspektet që janë të rëndësishme për vendin. Do t’i përmendim të gjitha deklaratat e mëparshme, do t’i përmendim detyrimet që janë ndërmarrë në kuadër të propozimit francez dhe do të japim një propozim se si ne si LSDM besojmë se duhet të vazhdojmë më tej, me vija të kuqe të qarta dhe precize, në mënyrë që të gjithë në një tavolinë më në fund të dinë për çfarë po flasim dhe si të ecim përpara”, theksoi Filipçe.

Ai paralajmëroi për pasojat nga bllokimi i procesit duke potencuar se të rinjtë gjithnjë e më shumë e shohin të ardhmen jashtë shtetit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Prodhimi industrial në korrik është rritur për 4,1 për qind krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar
Next Article MPB: Privohet nga liria 25 vjeçari nga Shtipi, akuzohet për shkaktim zjarri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?