By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, LDK e PDK nuk marrin pjesë në takim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, LDK e PDK nuk marrin pjesë në takim
Maqedoni

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, LDK e PDK nuk marrin pjesë në takim

admin
Last updated: 01/09/2025 08:39
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i paplotësuar, ndërsa kryetari i tij, Dimal Basha, ka thirrur për sot në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, megjithëse ky organ ende nuk është konstituuar në tërësi.

Takimi vjen pas pamundësisë për të zgjedhur nënkryetarin e pestë, i cili duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb.

Por, dy subjektet kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.

Shefja e deputetëve të LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka quajtur të paligjshme ftesën e kryetarit të Kuvendit, duke i thënë “JO” takimit.

“Jo, absolutisht, sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrare të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka theksuar Bajrami.

Në të njëjtën linjë, edhe PDK ka refuzuar pjesëmarrjen, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende funksional.

“Në këto rrethana, PDK e konsideron të pakuptimtë ftesën për takim të Kryesisë së Kuvendit që nuk është konstituuar dhe nuk merr pjesë në takime të tilla, të cilat i shërbejnë vetëm agjendave partiake e jo interesit të shtetit”, thuhet në komunikatën e tyre në Facebook.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Me rastin e vitit të ri shkollor kryeministri Mickoski dhe ministrja Janevska për vizitë në SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Kisella Vodë
Next Article Sot nis viti i ri shkollor, Kryetari Rama viziton dy shkolla në Kryeqytet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?