By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Akoma pa filluar fushata zyrtarisht rezultati është i qartë, Çairi njëzëri për Izet Mexhitin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Akoma pa filluar fushata zyrtarisht rezultati është i qartë, Çairi njëzëri për Izet Mexhitin!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Akoma pa filluar fushata zyrtarisht rezultati është i qartë, Çairi njëzëri për Izet Mexhitin!

admin
Last updated: 01/09/2025 11:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Anketat më të fundit të opinionit publik e paraqesin një realitet politik që nuk mund të anashkalohet kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, shihet si favorit i padiskutueshëm për të fituar garën për kryetar të Komunës së Çairit. Sipas sondazhit të realizuar nga agjencia Market Vision, në një kampion prej 1100 qytetarësh, Mexhiti udhëheq me diferencë prej 13.6%, duke lënë prapa kandidatin e AKI-së, Bujar Osmani. Edhe anketat e tjera, si ajo e agjencisë Zhurnal, konfirmojnë të njëjtin trend Mexhiti është në avantazh të qartë dhe mbështetja për të po rritet dita-ditës, shkruan Zhurnal.

Çfarë e mban gjallë këtë përkrahje të fortë e të qëndrueshme për Mexhitin?

Një nga elementet që shpesh përmendet nga banorët e Çairit është fakti se Izet Mexhiti nuk është një figurë politike e shkëputur nga jeta e përditshme e qytetarëve. Përkundrazi, ai ka ndërtuar profilin e një lideri që ka qenë gjithmonë aty ku njerëzit e kanë kërkuar qoftë nëpër rrugët e lagjeve, në aktivitetet kulturore, apo në ballafaqimin me problemet e përditshme të komunës. Për shumë qytetarë, kjo afërsi nuk është vetëm gjest politik por dëshmi e një lidhjeje të sinqertë me komunitetin.

Një tjetër dimension i rëndësishëm është qasshmëria e Mexhitit, për të cilin ka një perceptim të gjerë se ai është ndër politikanët e rrallë që mund të arrihet lehtë qoftë përmes një telefonate, një takimi të shkurtër, apo përmes strukturave komunale që ai i ka bërë funksionale. Për banorët e një komune dinamike si Çairi ku problemet shpesh kërkojnë zgjidhje të shpejta kjo qasje është interpretuar si dëshmi e seriozitetit dhe përgjegjësisë së tij.

Kjo afërsi me qytetarët dhe derë e hapur për çdo hall nuk do mend që edhe shpërblehet – 

Kjo përzierje e afërsisë emocionale dhe qasshmërisë praktike duket se është kthyer në arsyen kryesore pse Çairasit vazhdojnë ta mbështesin Mexhitin. Diferenca prej 13.6% nuk është thjesht një shifër në letër por është tregues i një kapitali politik të ndërtuar me vite, i cili nuk lëkundet lehtë nga fushatat e momentit apo nga ofertat e kundërshtarëve.

Natyrisht, sondazhet janë fotografi të përkohshme të opinionit publik por kur disa matje të ndryshme tregojnë të njëjtin rezultat, atëherë lind bindja se fitorja e Mexhitit nuk është vetëm e mundshme, por pothuajse e garantuar. Më shumë se një garë politike, duket se në Çair po zhvillohet një referendum i heshtur mbi besimin dhe besueshmërinë që banorët i japin një lideri që nuk i ka lënë vetëm.

Prandaj, ende pa filluar zyrtarisht fushata Çairi e ka dhënë mesazhin e vet banorët nuk po kërkojnë vetëm një administrator të komunës por një figurë që e kanë provuar në kohë të mira dhe të vështira. Në këtë drejtim, Izet Mexhiti nuk është vetëm kandidat ai është personifikimi i afërsisë, qasshmërisë dhe vazhdimësisë së përfaqësimit të tyre. Dhe kjo duket qartë është arsyeja pse sondazhet sot flasin me një gjuhë Çairi njëzëri për Izet Mexhitin! /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Shkolla është rruga drejt ëndrrave, suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit
Next Article Sllaveski: Procesi i dezinflacionit do të vazhdojë, ndërsa inflacioni do të kthehet në nivelin historik prej 2 për qind

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?