By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia e Veriut në vendin e 51-të sipas Indeksit global për paqe për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia e Veriut në vendin e 51-të sipas Indeksit global për paqe për vitin 2025
Maqedoni

Maqedonia e Veriut në vendin e 51-të sipas Indeksit global për paqe për vitin 2025

admin
Last updated: 01/09/2025 11:31
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 51-të në Indeksin Global për Paqe (GPI) për vitin 2025, me një rezultat prej 1,799, që është një rënie prej katër pozicionesh krahasuar me vitin e kaluar, sipas raportit të Institutit për Ekonomi dhe Paqe (IEP).

Ky pozicion e vendos vendin në mes të listës prej 163 vendeve në botë, ndërsa është brenda rajonit të Evropës Perëndimore dhe Qendrore, i cili mbetet më paqësori në botë, megjithëse shënoi një rënie të lehtë prej 0,57 për qind vitin e kaluar.

Në rajonin e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, vendet e tjera nga fqinjësia më e gjerë renditen në pozicionet e mëposhtme: Kroacia në vendin e 19-të (rezultati 1,519, rënie prej 1 pozicioni), Bullgaria në vendin e 29-të (rezultati 1,610, përparësi për një pozicion), Greqia në vendin e 45-të (rezultati 1,764, rënie prej 3 pozicionesh), Shqipëria në vendin e 52-të (rezultati 1,812, rënie prej 6 pozicioneve), Bosnja e Hercegovina në vendin e 59-të (rezultati 1,895, rënie prej 3 pozicioneve), Kosova në vendin e 63-të (rezultati 1,908, rënie prej 3 pozicioneve) dhe Serbia në vendin e 64-të (rezultati 1,914, rënie prej një pozicioni).

Këto renditje tregojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi mbeten në intervalin e mesëm të indeksit, me ndryshime mesatare në pozicionet e tyre, kryesisht për shkak të sfidave në fushën e sigurisë dhe militarizimit. Iniciativa rajonale për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrin pjesë vendet e rajonit, vazhdon të luajë një rol kyç në uljen e rreziqeve të sigurisë.

Në nivel global, indeksi për paqe për vitin 2025 tregon se bota është bërë më pak paqësore për të 13-tën herë në 17 vitet e fundit, me një rënie mesatare të paqes prej 0,36 për qind. Ky është viti i gjashtë radhazi i përkeqësimit të paqes globale.

Islanda mban titullin e vendit më paqësor në botë me një rezultat prej 1,095, e ndjekur nga Irlanda (1,260) dhe Zelanda e Re (1,282).

Në anën tjetër, vende si Rusia (3,441), Ukraina (3,434), Sudani (3,323), Republika Demokratike e Kongos (3,292) dhe Jemeni (3,262) janë ndër më pak paqësorët, të prekur nga konflikte të forta dhe kriza humanitare.

Përkeqësimi më i madh është vërejtur në fushën e konflikteve të vazhdueshme, me një rënie prej 1,3 për qind, me ç’rast 78 vende regjistruan një përkeqësim për shkak të rritjes së numrit të konflikteve të jashtme.

Në vitin 2024, 46 vende u përfshinë në më shumë konflikte të jashtme sesa vitin e kaluar, me Rusinë, Bangladeshin dhe Ukrainën që shënuan rëniet më të mëdha në këtë fushë.

Pjesa sa i përket militarizimit gjithashtu shënoi një rënie, me 86 vende që rritën shpenzimet ushtarake, me shpenzimet mesatare ushtarake si përqindje e PPB-së që arritën nivelin më të lartë që nga viti 2010. Norvegjia, Danimarka dhe Bangladeshi janë ndër vendet me rëniet më të mëdha në këtë fushë. Në dallim nga këto trende, fusha e sigurisë tregon përparim modest, me përmirësime në 95 vende, veçanërisht në perceptimet e krimit, terrorit politik dhe demonstratave të dhunshme.

Raporti thekson se tensionet e larta gjeopolitike, paqëndrueshmëria ekonomike dhe inflacioni i lartë, veçanërisht në vendet në zhvillim, krijojnë rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të konflikteve. Ekonomia globale në vitin 2024 u shënua me rritje të ngadalësuar të PBB-së (rreth 3 për qind), inflacion të lartë (rreth 6 për qind në nivel global, me shifra treshifrore në vende si Sudani dhe Siria) dhe rritje të papunësisë së të rinjve, veçanërisht në rajone të tilla si Lindja e Afërt dhe Afrika e Veriut. Këta faktorë, së bashku me rritjen e buxheteve ushtarake dhe kufizimet tregtare, rrisin mundësinë për “infektim të konfliktit”, ku konfliktet në një vend mund të përhapen në rajonet fqinje, siç shihet në Evropën Lindore dhe Kaukazin Jugor për shkak të luftës në Ukrainë.

Në raport theksohet se në vitin 2023 pati 59 konflikte shtetërore aktive, numri më i lartë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa përqindja e konflikteve që përfunduan me marrëveshje paqeje ose fitore të qartë ka rënë ndjeshëm. Kjo, së bashku me numrin në rritje të konflikteve ndërkombëtare (një rritje prej 175 për qind që nga viti 2010), tregon një rrezik në rritje të përshkallëzimit në pikat ekzistuese të nxehta, siç është konflikti i fundit në Kashmir midis Indisë dhe Pakistanit.

Në kushte të fragmentimit gjeopolitik në rritje dhe burimeve të kufizuara për parandalimin e konflikteve, raporti bën thirrje për përpjekje të intensifikuara për iniciativa paqeje dhe stabilizim ekonomik për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të paqes globale.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sllaveski: Procesi i dezinflacionit do të vazhdojë, ndërsa inflacioni do të kthehet në nivelin historik prej 2 për qind
Next Article BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut përmes Instrumentit për Rritje për Ballkanin Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?