By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të akuzuarit në rastin e “Geriatrisë” mohojnë fajin për marrje të ryshfetit për shtrimin në spital
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Të akuzuarit në rastin e “Geriatrisë” mohojnë fajin për marrje të ryshfetit për shtrimin në spital
Maqedoni

Të akuzuarit në rastin e “Geriatrisë” mohojnë fajin për marrje të ryshfetit për shtrimin në spital

admin
Last updated: 01/09/2025 11:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Të akuzuarit në rastin “Geriatria” sot para Gjykatës Themelore Penale në Shkup janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për akuzat që u m’vishen. Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, po ndiqet penalisht për ryshfet, ndërsa Blerim Amiti akuzohet për marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm.

Sipas aktakuzës, Arifi ka kërkuar një përfitim financiar prej 20.000 euro për të mundësuar shtrimin në spital të një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti i cili më parë e ka njohur dëshmitarin është ofruar të ndërmjetësojë dhe ka marrë shumën e parave, gjatë së cilës është kapur në vendin e ngjarjes nga policia.

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva, në fjalën e saj hyrëse para gjykatës, theksoi se rasti është një shembull i korrupsionit të thellë në shoqëri.

“Përmasat dhe intensiteti i korrupsionit janë aq të thella sa na kujtojnë se ato ndikojnë në çdo sferë të jetës sonë”, tha ajo duke shtuar se bëhet fjalë për kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër për ryshfet nga drejtori – një shumë që është objekt negociatash dhe në fund u pranua si minimal për të kryer një veprim zyrtar që përndryshe duhej të kryhej pa kompensim.

Haxhi Vasileva ka thënë se të akuzuarit kanë vepruar për arsye fitimprurëse, me qëllim pasurimin personal, duke përfituar nga cenueshmëria e pacientes dhe nevojës së saj për kujdes mjekësor urgjent. Ajo theksoi se dëshmitarja e cila është ofruese e mbështetjes gjatë gjithë jetës së pacientes e ka denoncuar rastin dhe provat që do t’i paraqiten gjykatës dokumentojnë qartë veprimet korruptive përmes disa ngjarjeve të njëpasnjëshme.

Mbrojtja e të akuzuarve ka paralajmëruar se gjatë procedurës penale do të prezantojë prova në formën e një statuti, procedurave dhe dispozitave ligjore që dalin nga institucioni i përfaqësuar nga i akuzuari Muhsin Arifi. Përmes tyre, siç thonë ata, do të hapen disa çështje ligjore me qëllim që të vërtetohet se Arifi, si dhe Amiti nuk mundën, ose nuk kanë pasur ndërmend të kryenin ndonjë vepër penale.

“Provat që do të paraqiten dhe do të prezantohen në vijim të procedurës, jemi të bindur se do të tregojnë për një keqkuptim që ka ndodhur në të ashtuquajturën ‘ngjarje juridiko-penale’”, njofton mbrojtja.

Procesi gjyqësor drejtohet nga gjyqtarët Lenka Davitkova dhe Ilija Tërpkov.

Gjykimi vazhdon më 16 shtator në orën 13.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edon Zhegrova arrin në Torino për të nënshkruar me Juventusin
Next Article Arrestohet një diler në Shkup, u sekuestruan 100 qese me marihuanë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?