By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​OVL-UÇK i reagon Bashës: Kërkimfalja nuk mjafton
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ​OVL-UÇK i reagon Bashës: Kërkimfalja nuk mjafton
Maqedoni

​OVL-UÇK i reagon Bashës: Kërkimfalja nuk mjafton

admin
Last updated: 01/09/2025 18:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kategoritë e dala nga lufta kanë përsëritur qëndrimin e tyre se Dimal Basha duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. OVL-UÇK ka reaguar pasi Basha tha sot se ka kërkuar largimin e emrit të tij nga artikulli ku flitet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje”, thuhet në reagimin e kategorive të dala nga lufta.

Basha tha të hënën, më 1 shtator, se nuk ka qenë në dijeni se shkrimi i tij për fundamentalizmin islamik ishte në bashkautorësi me autoren Jana Arsovska, derisa një gjë e tillë është publikuar në media.

Për këtë arsye, Basha tha se ka dërguar një email zyrtar, ku ka kërkuar që krahas emrit të tij, të largohet edhe kapitulli i shkruar prej tij në artikullin ku mes tjerash, thuhej se “UÇK-ja është financuar nga trafikantët e drogës”.

OVL-UÇK tha se qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012 bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, “si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë”.

Punimi akademik, në të cilin Basha ishte bashkautor, nxiti reagime të shumta vetëm një ditë pasi ai u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Punimi mban titullin: Globalizmi në Ballkanin Perëndimor: Krimi transnacional, islami fundamentalist dhe aleancat e padrejta.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfaqësuesit e LVV-së në KQZ kritikojnë QUINT-in për “mbështetjen e Listës Serbe”
Next Article Humb jetën në vendin e punës një 35-vjeçar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?