Shkup, 3 shtator – Pa energji elektrike sot prej orës 9 deri në orën 12 do të mbeten një pjesë e konsumatorëve në rrugët “Tikveshka”, “Demirhisarska” dhe “Haxhi Jovan Shishkov” në komunën Shuto Orizarë.
Siç informon QRMK – Shkup, ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Qytetit të Shkupit.