By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Skandali i informacionit të klasifikuar të Bujar Osmanit”!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Skandali i informacionit të klasifikuar të Bujar Osmanit”!
Maqedoni

“Skandali i informacionit të klasifikuar të Bujar Osmanit”!

admin
Last updated: 04/09/2025 14:29
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator – Kandidati për Çairin, ish ministri Bujar Osmani në tentimin për të shmangur përgjigjen nëse është takuar me ish-kryeministrin Gruevski, bëri një skandal politik. Ai nuk dha një përgjigje specifike për pyetjen e gazetarit, duke theksuar se takimet e krerëve të diplomacisë janë informacion i klasifikuar dhe sipas ligjit, nuk zbulohen, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në përgjigje Osmani thotë se “edhe nëse do të kishte diçka të tillë, do të ishte brenda kuadrit të funksionit të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ky është informacion i klasifikuar”.

Është e vërtet se informacionet e Ministrit të Jashtëm janë të klasifikuara, por të thuash se takimi me Gruevskin është i klasifikuar është gabim trashanik. Sepse edhe nëse do të kishte takim të tillë, në ndonjë version zyrtar të takimeve si kryeshef i diplomacisë, Osmani duhet ta dijë se Gruevski është i akuzuar për korrupsion dhe si i tillë ai nuk guxon të takohet me një person të cilin e kërkon drejtësia.

Është publik fakti se Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari, por kjo nuk e amniston një ministër të jashtëm të takohet me një të akuzuar.

Bujar Osmani duke dashur të bëjë diplomaci në fushatë zgjedhore, ai bie në grackë, ose e tradhton nënvetëdija se me të vërtetë është takuar me Gruevskin dhe dëshiron që me ish-funksionin e tij të mbulojë këtë skandal. Ai në vend se të thoshte “jo, nuk jam takuar” (nëse nuk është takuar), ai vazhdoi të zhytej edhe më keq në baltën që e ka krijuar vetë.

Por, nëse vërtet është takuar me Gruevskin, atëherë çfarë i kërkuar atij! A i ka kërkuar që BDI t’i përmirësojë marrëdhëniet me VMRO-DPMNE-në dhe të bëhet pjesë e qeverisë, apo ka kërkuar që në Çair, maqedonasit ta votojnë Osmanin, ose që edhe vetë Gruevski mos ta akuzojë Osmanin si “tradhtari i çështjes me Bullgarinë”, shkruan “Zhurnal.mk”.

Në rrafshin politik, Gruevski edhe pse ish-kryetar i VMRO DPMNE-së, duket se nuk ka afërsi të mirë me Mickoskin dhe një grup të konsideruar të ministrave dhe menaxhmentit të kësaj partie. Kthimi i Gruevskit në Maqedoninë e Veriut do të prishte shumë pazare politike, sidomos do të shkaktonte tronditje brenda VMRO DPMNE-së, gjë që mund të ndodhnin përçarje të reja. Klika e re e kësaj partie nuk e do Gruevskin në krye të saj, sepse e konsideron si presion dhe ndërhyrje në punët që sipas VMRO DPMNE-së “po shkojnë mirë”. Kjo parti ka rejting të fuqishëm në opinion, pra nuk ka krizë, dhe prandaj nuk duket se duhet të ketë një ndërhyrje nga jashtë.

Osmani me këto veprime, nëse është takuar me Gruevskin, do të mundohej të bënte përçarje në VMRO-DPMNE, por kjo është e ulët, duke pasur parasysh se aparatin shtetëror e kanë në dorë maqedonasit. Pastaj, kthimin në Maqedoni të Gruevskit nëpërmjet shqiptarëve, nuk do t’ia falnin asnjëherë maqedonasit vetë Gruevskit, të cilin fillimisht e shpallën tradhëtar që iku dhe i la në baltë shokët e tij.

Bujar Osmani, një gjë duhej ta dinte se në Hungari nuk po takonte vetëm një ish-kryeministër, por një person i cili është i mbushur me krime dhe dallavere kundër shqiptarëve. Është një ish-kryeministër gjatë periudhës së të cilët ndodhën skandale dhe nga më të ndryshmet siç ishte edhe rasti “Kumanova” apo “Monstra”, kur shqiptarët u vranë, maltretuan dhe u nënçmuan deri në maksimum.

Shqiptarët nën drejtimin e Gruevskit dhe kushëririt të tij Mijalkovit, kishin nënçmimin më të madh dhe pafuqinë për të vendosur për shumë gjëra. U krijua projekti “Shkupi 2014” ku u shpërdoruan rreth gjysmë miliardë euro para edhe të shqiptarëve për të ndërtuar një identitet të ri.

Andaj, qoftë informacion i klasifikuar ose jo, qoftë takim i trilluar ose i realizuar, Bujar Osmani duhet ta dijë se takimi me një të akuzuar për korrupsion është shkelje e ligjit, e nëse takohet me Gruevskin është edhe tradhti e ndjenjave të shqiptarëve!, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas Çairit “cakërrime” edhe në BDI-në e Dibrës, Duka dhe Spahiu kaluan “pa lëndime serioze”?
Next Article Nesër dhe pasnesër – spërkatje kundër mushkonjave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?