By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 25 Vjet nga rrëzimi i Millosheviqit, Hoxhaj: Serbia po përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 25 Vjet nga rrëzimi i Millosheviqit, Hoxhaj: Serbia po përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër
Kosovë

25 Vjet nga rrëzimi i Millosheviqit, Hoxhaj: Serbia po përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër

admin
Last updated: 05/10/2025 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në 25-vjetorin e rrëzimit të regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se fundi i atij regjimi hapi një kapitull të ri për rajonin, megjithatë plagët që ai la pas ende nuk janë shëruar.

Sipas Hoxhajt, Serbia, në vend që të përballej me të kaluarën e saj, ka zgjedhur ta glorifikojë atë, duke u udhëhequr edhe sot nga figura që dikur ishin pjesë e regjimit të Millosheviqit.

“Sot shënohen 25 vjet nga rrëzimi i regjimit kriminal të Sllobodan Millosheviqit, regjim që shkaktoi luftëra, gjenocid dhe shkatërrim në gjithë Ballkanin. Fundi i tij hapi një kapitull të ri për rajonin, por plagët që la pas ende nuk janë shëruar. Në vend që të përballej me të kaluarën, Serbia ka zgjedhur ta glorifikojë atë, duke u udhëhequr edhe sot nga figura që ishin pjesë e regjimit të atëhershëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Hoxhaj ka theksuar më tej se, në kohën kur Serbia përpiqet të rikthejë ndikimin e saj të dikurshëm përmes destabilizimit dhe propagandës, Kosova duhet të mbetet e palëkundur në orientimin e saj euroatlantik

“Sot, në një kohë kur Serbia po përpiqet të luajë rolin e satelitit të Rusisë në Ballkan dhe të sfidojë rendin euroatlantik, Kosova duhet të mbetet e palëkundur në boshtin e saj perëndimor. Ndërsa Beogradi përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër përmes destabilizimit dhe propagandës, përgjigjja jonë duhet të jetë forcimi i shtetit, sigurisë dhe institucioneve demokratike. Partneriteti me SHBA-në, NATO-n dhe aleatët evropianë është garancia e vetme për paqe, qëndrueshmëri dhe mbrojtjen e interesave të Kosovës në rendin e ri ndërkombëtar”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria nëpërmjet komisionit të posaçëm po e ndjekë procesin zgjedhor nëse eventualisht kryhen vepra të dënueshme me burg
Next Article Gruaja nga Gostivari denoncon në polici një person me probleme mendore që kërcënoi me thikë atë dhe familjen e saj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?