By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria nëpërmjet komisionit të posaçëm po e ndjekë procesin zgjedhor nëse eventualisht kryhen vepra të dënueshme me burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria nëpërmjet komisionit të posaçëm po e ndjekë procesin zgjedhor nëse eventualisht kryhen vepra të dënueshme me burg
Maqedoni

Prokuroria nëpërmjet komisionit të posaçëm po e ndjekë procesin zgjedhor nëse eventualisht kryhen vepra të dënueshme me burg

admin
Last updated: 05/10/2025 14:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Që nga shpallja e zgjedhjeve, Prokuroria Themelore Publike nëpërmjet një komisioni të posaçëm është duke e vëzhguar procesin zgjedhor, nëse eventualisht paraqiten raste të keqpërdorimeve. Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Bajrami thekson për Alsat se ka trend të zvogëlimit të kryerjeve të veprave penale të kësaj natyre. Në zgjedhjet e kaluara janë evidentuar tetë raste, megjithatë për shkak të mungesës së provave, shumica e tyre janë hedhur poshtë nga organi i akuzës.

“Çdo cikël zgjedhor që vjen, numri i veprave të cilat kryhen gjatë procesit zgjedhor zvogëlohet. Për zgjedhjet e fundit që ishin parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024, ka pasur disa paraqitje, por kryesisht kanë rezultuar me vendim të prokurorit kompetent për hedhje të kallëzimeve penale sepse nuk kanë mundur të sigurohen prova për procesuimin e mëtutjeshëm”, tha Xhelal Bajrami, prokuror.

Prokurori Bajrami, sqaron se ata kanë bashkëpunim edhe me Policinë dhe organe tjera të shtetit, megjithatë për shkak të karakterit, është e vështirë të sigurohen prova për këto vepra penale.

“Është pak problem të sigurohen prova sepse ju e dini se kryesisht veprat të cilat paraqiten janë cenimi i fshehtësisë së votimit, ryshfet gjatë zgjedhjeve, cenimi i të drejtës së votimit e kështu me radhë. Mirëpo, vështirë e ka edhe Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht të siguron prova, vështirë e kemi edhe ne sepse në të shumtën e rasteve rezulton që të mos përmbajnë fakte të cilat pretendohen nga paraqitësit”, tha Xhelal Bajrami, prokuror.

Për veprat penale lidhur me procesin zgjedhor, në Kodin Penal është i veçuar një kapitull në të cilin janë të përfshira veprimet e ndaluara. Për mashtrim zgjedhor, parashihet dënim me burg prej 5 vjet, ndërsa dënime prej 3 deri në 5 vjet burg, gjithashtu parashihen edhe për veprat penale pengim të zgjedhjeve dhe votimit, shkelje të lirisë së votimit, shkelje e fshehtësisë së votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor, por edhe shpërdorim të fondeve të fushatës zgjedhore. Dënime deri në 3 vjet burg parashihet për veprat pengim apo shkelje të të drejtës së votës, ndërsa prej 1 deri në 5 vjet burg për ryshfet gjatë zgjedhjeve ose votimit./Alsat.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Edhe kryetarët e ardhshëm të komunave do të shpëtojnë nga “përgjegjësia” apo shkarkimi përmes referendumit
Next Article 25 Vjet nga rrëzimi i Millosheviqit, Hoxhaj: Serbia po përpiqet të rikthejë ndikimin e vjetër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?