By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shporta konsumatore 1000 euro, qytetarët s’i përballojnë çmimet në treg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Shporta konsumatore 1000 euro, qytetarët s’i përballojnë çmimet në treg
EkonomiMaqedoniTOP LAJM

Shporta konsumatore 1000 euro, qytetarët s’i përballojnë çmimet në treg

admin
Last updated: 05/10/2025 15:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Pemët dhe perimet janë bërë luks për qytetarët e Tetovës. Shumica e tyre thonë se çmimet janë shumë të larta krahasuar me rrogat dhe pensionet që ka vendi ynë.

Çmimet e larta të produkteve bazë kanë bërë që familjet me të ardhura mesatare të mos arrijnë t’i përballojnë më shpenzimet ditore, thonë qytetarët e anketuar nga TVM2.

“Janë shumë të larta çmimet krahasuar me rrogat mesatare, minimale dhe nevojat ekzinstenciale nuk e di sa mund të arrijnë t’i plotesojnë nevojat e tyre në bazë të këtyre çmimeve që janë shumë të larta të larta.”, u shpreh një qytetar

“Në këtë kohë nuk janë shtrenjtë ndoshta dikur kanë qenë më shtrenjtë tani jo. E merr t’i 30-40 denar një kilogram speca nuk ka as kund.”, tha një qytetar

“Të shtrenjta janë, edhe atë shumë të shtrenjta. Blejm ndonjë herë me zore siç e shihni 3 kg domate, 120 denar dy euro. Për specat mos flasim ato janë 100 denar, 80-90 denar.”, u shpreh një qytetar

“Shumë rënd është ka pensione që japin 100 euro, si ndihma ata si do dale vetëm për barna nuk i dalin është rëndë.”, tha një qytetar

Nga ana tjetër, shitësit ankohen se rënia e kërkesës lidhet drejtpërdrejt me largimin masiv të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, dhe çmimeve tejet të larta.

“Ku të blejnë. Një person, dy persona kanë mbetur. Krejt në Gjermani janë. Edhe këtu nuk punojnë të rinjët unë i kam bërë 90 vjet dhe ende punoj.”, u shpreh një shitës.

“Shumë dobët. Nuk është puna e çmimeve nuk ka njerës, ai që ka vendos i merr 5 kg 10 kg por më herët kishte shitje tani jo më. Njerzit nuk kanë faj rrogat janë të ulta, dhe e gjithë rinia është larguar jashtë. Kanë mbetur ka dy veta në shtëpi.”, tha një shitës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Qytetarët kanë kërkes por është problemi te parja. Për ne nuk janë shumë të larta por për qytetarët janë të larta. 100 denar është çmimi për një kilogram rrush, por qytetarët ankohen shumë pasi vertet çmimet janë tepër të larta.”, u shpreh një shitës.

Sipas të dhënave zyrtare, shporta mujore e konsumit për një familje katër anëtarëshe tashmë ka kaluar shifrën e 63 mijë denarëve. Krahasuar me të hyrat mujore, kjo shportë bëhet e papërballueshme për shumicën e qytetarëve. Çmimet e produkteve ushqimore, sidomos të pemëve dhe perimeve, po shënojnë rritje të vazhdueshme, duke rënduar edhe më shumë buxhetin familjar.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Fluturimet u anuluan dhe shumë të tjera devijuan itinerarin për shkak të disa balonave, hapet pas disa orësh aeroporti i Vilniusit
Next Article Turizmi në Hong Kong merr rritje të vrullëshme gjatë festave

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?