By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Familjet në Shqipëri rritën me 1,5% shpenzimet mujore për konsum
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Familjet në Shqipëri rritën me 1,5% shpenzimet mujore për konsum
Ekonomi

Familjet në Shqipëri rritën me 1,5% shpenzimet mujore për konsum

admin
Last updated: 07/10/2025 18:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Familjet shqiptare kanë rritur shpenzimet e tyre mujore për konsum gjatë vitit 2024, me 1,5%, krahasuar me një vit më parë.

Sipas Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare, të publikuar sot nga INSTAT-i shpenzimet mesatare mujore për konsum janë vlerësuar në 93,042 lekë për një njësi ekonomike familjare, e cila përbëhet mesatarisht nga 3,1 persona.

Totali i shpenzimeve mujore për konsum arrin në rreth 70,4 miliardë lekë në shkallë vendi. Rritja më e madhe e shpenzimeve është regjistruar në grupin “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me 5,7 %, ndjekur nga grupi “transport” me 5,2 % dhe “veshje dhe këpucë” me 4,4 %.

Në strukturën e shpenzimeve, pjesa më e madhe shkon për “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me një vlerë mesatare prej 36,879 lekësh në muaj, që zë 39,6 % të buxhetit të përgjithshëm familjar.
Brenda këtij grupi, më së shumti shpenzohet për perime (19,4 %), mish dhe nënprodukte të tij (18,9 %), si dhe bukë e drithëra (15,4 %).

Një tjetër grup me peshë të konsiderueshme është ai i “shpenzimeve për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar”, me një mesatare mujore prej 8,944 lekësh (9,6 % e buxhetit), si dhe grupi “restorante dhe hotele” me 7,031 lekë, që përbën 7,6 % të totalit.

Sipas të dhënave, rritja e shpenzimeve për mobilim lidhet me blerjen e pajisjeve të vogla shtëpiake, si aparate për kafe, thekëse buke dhe riparime të ndryshme në banesë. Po ashtu, shpenzimet për “restorante dhe hotele” janë shtuar me 4,1 %, për shkak të rritjes së kostove për shërbime akomodimi dhe strehimi.

Rritje ka pasur edhe në grupin “argëtim dhe kulturë”, me 1,7 %, çka tregon një interes më të madh të familjeve për udhëtime dhe paketa turistike, brenda dhe jashtë vendit.

Sa i përket qarqeve, Tiranë kryeson me shpenzimet më të larta mujore për konsum, me 108,588 lekë. Pas saj renditen Korça me 91,418 lekë dhe Durrësi me 90,218 lekë. Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta regjistrohen në Kukës (75,048 lekë) dhe Dibër (75,883 lekë). 

You Might Also Like

Dimitrieska-Koçoska: Investime më të mëdha përmes ribalancit

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Nafta më lirë sot, publikohen çmimet e reja të derivateve

Maqedonia e Veriut me fabrikë për Inteligjencë Artificiale

Për tre muaj borxhi nga jashtë u rrit për 742 milionë euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..
Next Article Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?