By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin
Ekonomi

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

admin
Last updated: 07/10/2025 18:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka përmbyllur me sukses fazën e aplikimeve më 30 shtator, duke shënuar një interes të lartë nga fermerët në të gjithë vendin.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Andis Salla, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se janë regjistruar gjithsej 801 aplikime për 9 masa mbështetëse, të cilat synojnë modernizimin e fermave, rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

Ministri Salla thekson se procesi aktualisht ndodhet në fazën e shqyrtimit administrativ, në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në udhëzimet e skemës, për të siguruar transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që investon në të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

“Angazhimi ynë është të garantojmë transparencë, korrektësi dhe mbështetje reale për çdo fermer që ka zgjedhur të investojë në të ardhmen e bujqësisë shqiptare. Interesi i lartë për këtë skemë është dëshmi e besimit në politikat tona mbështetëse për sektorin rural”, u shpreh Salla.

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një mbështetje financiare prej 20 milionë eurosh, dhe përfshin mbështetje në formën e granteve deri në 50% të vlerës së investimit, kredi të buta me normë interesi 2%, si dhe garanci sovrane për lehtësimin e aksesit në financim.

Fushat e investimit që përfshihen në skemë janë të gjera dhe gjithëpërfshirëse: ndërtimi i serrave diellore, mbjellje të reja me pemë frutore, ullinj dhe vreshta, sisteme moderne ujitjeje, rrjeta mbrojtëse antibreshër, pajisje dhe infrastrukturë për blegtori dhe shpendari, përpunim dhe paketim i produkteve bujqësore, zhvillimi i agroturizmit, si dhe mbështetje për sektorin e akuakulturës.

Pas përfundimit të shqyrtimit administrativ, aplikimet që plotësojnë kriteret do të kalojnë në fazën e vlerësimit teknik dhe përzgjedhjes përfundimtare të përfituesve, në bazë të një renditjeje të drejtë dhe transparente.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar për të përkrahur fermerët shqiptarë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së bujqësisë shqiptare në tregun vendas dhe ndërkombëtar.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Familjet në Shqipëri rritën me 1,5% shpenzimet mujore për konsum
Next Article Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?