By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik
Maqedoni

Fatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

admin
Last updated: 10/10/2025 12:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 tetor – Fushata për zgjedhjet lokale në Kërçovë po hyn në një fazë të nxehtë, ku Fatmir Limani, kandidati i koalicionit VLEN, vazhdon të mbajë epërsinë e qartë në terren dhe në opinionin publik. Me premtime konkrete dhe një fushatë të mirëorganizuar, Limani po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje dhe duket si kandidati që ka kapur më mirë simpatinë dhe besimin, veçanërisht për shkak të qasjes së tij pozitive dhe përkushtimit për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e komunës.

Shkodran Alili, një tjetër kandidat në garë, mban një prezencë të kujdesshme dhe të balancuar gjatë fushatës, megjithëse kjo qasje ka bërë që ndikimi i tij të jetë më modest dhe jo aq i dukshëm sa ai i Limanit.

Në anën tjetër, Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës, është përballur me kritika të ashpra nga mërgata shqiptare, veçanërisht pas një aktiviteti promovues në Zvicër, ku sjellja e tij u perceptua si arrogante dhe sulmuese ndaj diasporës, e cila ka kontribuar për zhvillimin e vendlindjes. Një veprim i veçantë që ka shqetësuar komunitetin ishte kritika e Deharit ndaj kryetarit dhe Kryesisë së Shoqatës Kulturore Kërçova – Zvicër, një organizatë e cila prej vitit 2013 ka qenë shtylla kryesore në mobilizimin dhe organizimin e aktiviteteve të diasporës në shërbim të Kërçovës dhe nen drejtimin e Kryetarit aktual Resul Mehmedi, shoqata ka treguar integritet dhe përkushtim të palodhur gjatë gjithë këtyre viteve.

Kritikat ndaj kësaj shoqate, janë parë nga mërgata si të padenja dhe një mungesë e thellë respekti dhe mirënjohjeje për punën e saj. Qytetarë të ndryshëm dhe mërgimtarë, të cilët ndoqën aktivitetin, kanë reaguar në rrjetet sociale për sjelljen e Deharit. Reagime të shumta janë bërë në faqen “Fshati Cërvicë” në Facebook.

“Kur dikush i drejtohet mërgatës me përçmim, i drejtohet zemrës së Kërçovës me përbuzje. Në vend që të përqendrohej në prezantimin e programit të tij qeverisës për periudhën 2025-2029, Dehari u përqendrua në kritika personale ndaj kundërshtarëve dhe organizatorëve, duke lënë një shije negative tek pjesëmarrësit dhe duke dëmtuar marrëdhëniet me diasporën –theksojnë komentuesit duke reflektuar ndjeshmërinë e komunitetit për këtë çështje.

Ndryshe, Limani ka bërë të qartë se diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit të tij politik, duke u zotuar për bashkëpunim të ngushtë me bizneset e diasporës dhe për përfshirjen aktive të tyre në zhvillimin e komunës. Në prag të zgjedhjeve lokale, qytetarët e Kërçovës dhe mërgimtarët dërgojnë një mesazh të qartë: Koha për ndryshim është tani.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Apel nga Avokati i Popullit për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi politik në zgjedhjet e vitit 2025
Next Article Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?