By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas mbarimit të procesit zgjedhor, paralajmërohet shkarkimi i prokurorit shtetëror Lupço Kocevski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas mbarimit të procesit zgjedhor, paralajmërohet shkarkimi i prokurorit shtetëror Lupço Kocevski
Maqedoni

Pas mbarimit të procesit zgjedhor, paralajmërohet shkarkimi i prokurorit shtetëror Lupço Kocevski

admin
Last updated: 23/10/2025 16:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 tetor – Na duhet prokuror i ri shtetëror. Kështu deklaroi nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski në intervistën për Alsat lidhur me reformat e gjyqësorit, të cilat paralajmërohen pas mbarimit të procesit zgjedhor.

“Nevojiten reforma në Këshillin Gjyqësor, nevojiten reforma në Këshillin e Prokurorëve Publik dhe sipas meje na duhet edhe prokuror i ri shtetëror i cili do të krijojë ekip, që me energji më të madhe do ta udhëheqë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pa selektim dhe kalkulime politike. Pasi atë do ta kemi si rezultat, atëherë mund të flasim për rritje meritore të koeficientit, të çdonjërit të përfshirë në organet gjyqësore”, deklaroi Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit.

Derisa kritikon ministrin e Drejtësisë Igor Fillkov për vonesat në reformat në gjyqësor, Milloshoski, paralajmëron dinamikë të re sa i përket miratimit të ligjeve të nevojshme.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve do të ketë qasje më serioze që të mundet këto resorët kyç, gjyqësor, prokurori, Këshilli Gjyqësor, reforma për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe ngjashëm të shkojnë në rrugë të shpejtë. Fillimisht të harmonizohen në nivel të qeverisë, ndërsa më pas t’i marrin edhe mendimet nga Komisioni i Venecias ose Komisioni Evropian”, tha Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit.

Paraprakisht u publikuan rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Sugjerimi kryesor ishte që përmes ndryshimeve kushtetuese të kufizohet mandati i prokurorit shtetëror dhe zgjedhja e tij të bëhet me shumicë të kualifikuar. /Alsat.mk

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të dielën fillon llogaritja dimërore e kohës
Next Article 852 të rinj në garë për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?