By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
Ekonomi

INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator

admin
Last updated: 24/10/2025 18:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria po vazhdon të tërheqë një numër gjithnjë e më të lartë vizitorësh të huaj, duke konfirmuar pozicionin e saj si një nga destinacionet më të preferuara turistike në rajonin e Ballkanit.

Sipas të dhënave nga Institutit të Statistikave Kombëtare (INSTAT), për muajin shtator 2025, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 1.965.601 shtetas shqiptarë dhe të huaj, një rritje prej 9,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Vetëm shtetasit e huaj që kanë hyrë në vend numërohen 1.259.684, çka tregon një rritje me 9,9% nga viti i kaluar.

Ky trend pozitiv pasqyron jo vetëm zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve verorë, por edhe forcimin e ofertës turistike shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën periudhë, 2.127.386 shtetas janë larguar nga territori shqiptar, ndërsa numri i daljeve të turistëve të huaj ka arritur në 1.354.731, me një rritje prej 10,2%.

Sipas statistikave, 95% e hyrjeve të shtetasve të huaj vijnë nga rajoni i Evropës, ku Evropa Jugore zë 69% të hyrjeve, e ndjekur nga Evropa Perëndimore (12%) dhe Evropa Qendrore/Lindore (11%).

Sa i takon qëllimit të hyrjes në vendin tonë të shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale.

Në Shtator 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 9,8 %, krahasuar me Shtator 2024.

Ndërkohë që hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 15,3 % për këtë periudhë.

Të dhëna tregojnë se Shqipëria po konsolidohet si një destinacion turistik gjithëvjetor, falë rritjes së kapaciteteve akomoduese, përmirësimit të infrastrukturës dhe diversifikimit të ofertës turistike.

You Might Also Like

Për një banesë 50 m² në Qendër janë paguar 168.000 euro tregu i pasurive të paluajtshme në tremujorin e dytë me vlerë 351,7 milionë euro

Deri 30 % e të punësuarve në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve nuk kanë kompjuterë për të punuar

Banka Popullore: Kamatat e kredive u ulën në 4,67 %, depozitat e reja sjellin 2,54 %

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik në tremujorin e dytë arriti në 58.8% të BPV-së

Dizeli afrohet në 100 denarë, Qeveria shqyrton masa për çmimet e karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendësministri Iseni në vizitë pune në SPB Dibër dhe në pikën kufitare Bllatë
Next Article “Të varfër”, gjysma mezi e shtyn muajin!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?