By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pas Makedonski Brodit, edhe kandidati i pavarur në Mogillë tërhiqet nga gara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pas Makedonski Brodit, edhe kandidati i pavarur në Mogillë tërhiqet nga gara
Maqedoni

Pas Makedonski Brodit, edhe kandidati i pavarur në Mogillë tërhiqet nga gara

admin
Last updated: 24/10/2025 19:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mogillë, 24 tetor – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Mogillës, Sasho Pivkovski, njoftoi sot se tërhiqet nga gara zgjedhore, me ç’rast kryetar i ri i komunës do të jetë Draganço Sabotkovski nga koalicioni “TVOJA MAKEDONIJA”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura më 18 tetor, Sabotkovski mori 1.662 vota, ndërsa Pivkovski 1.253 vota. Në deklaratën e tij, Pivkovski theksoi se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas reflektimit të kujdesshëm dhe konsultimeve me qytetarët.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por besoj se është i drejtë dhe i ndershëm në këtë moment, në interes të komunës sonë dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë këtu. Politika nuk duhet të krijojë ndasi mes njerëzve, e sidomos jo mes miqve dhe familjeve. Forca jonë qëndron në bashkim, jo në ndarje,” deklaroi Pivkovski.

Ai shtoi se mbetet besnik ndaj VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se

“udhëheqja e vërtetë nuk tregohet vetëm kur ecën përpara, por edhe kur di kur të tërhiqesh me dinjitet.”

Ndryshe, edhe kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Makedonski Brodit, Milosim Vojneski, dje njoftoi se tërhiqet nga gara. Me këtë, fitues në këtë komunë është Zharko Risteski nga VMRO-DPMNE, me 44,49 për qind të votave.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge
Next Article Përhapja e gripit, shifrat shqetësuese, vaksinimi vazhdon

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?