By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh
Ekonomi

Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh

admin
Last updated: 24/10/2025 18:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga data 1 nëntor hyn në fuqi çmimi i ri i energjisë për karikimin e makinave elektrike në pikat e dedikuara të karikimit të shpejtë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Besian Kadiu, në një intervistë për Klan News, sqaroi se ndryshimi nuk prek konsumatorët e zakonshëm, por vetëm një kategori të caktuar klientësh, të lidhur me rrjetin elektrik me fuqi 11 kilovat.

“Me një vendim të Entit Rregullator të Energjisë janë përcaktuar çmimet e reja të furnizimit me energji për një grup klientësh, që janë të lidhur me një fuqi 11 kilovat. Çmimi i përcaktuar është 22 lekë për kilovat orë dhe në periudhën e pikut 25.3 lekë”, shpjegoi Kadiu.

Zëvendësministri theksoi se “nuk ka rritje të çmimit të energjisë në përgjithësi”, por një rishikim për një grup të kufizuar klientësh që përdorin rrjetin për karikim të shpejtë të mjeteve elektrike.

“Ata që e karikojnë makinën në shtëpi do të vazhdojnë të paguajnë sipas grupit të konsumit që i përkasin, 8.5 deri në 9.5 lekë për kilovat orë”, – tha Kadiu.

Sipas zv ministrit, arsyeja kryesore e vendimit lidhet me ndikimin që pajisjet e karikimit të shpejtë kanë në rrjetin elektrik.

“Këto pajisje kërkojnë fuqi më të madhe, pra marrin më shumë energji nga rrjeti dhe përdoren për karikimin e shpejtë të automjeteve. Numri i tyre është rritur dhe kjo ka sjellë disbalancë në rrjet, sidomos gjatë orëve të pikut”,  sqaroi ai.

Kadiu theksoi se klientët që karikojnë automjetet në kushte shtëpiake nuk do të preken nga çmimi i ri.

“Mund të mos preket asnjë klient, sepse secili mund të zgjedhë të bëjë karikimin në shtëpi, në nivel më të ulët fuqie”, shtoi ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zëvendësministri njoftoi gjithashtu se OSHEE do të hyjë shumë shpejt në tregun e karikimit të shpejtë të automjeteve elektrike, përmes një aktiviteti të ri nën emrin OSHEE Charging.

“Së shpejti do të kemi një pjesëmarrës të ri në tregun e karikimit të shpejtë të automjeteve, OSHEE Charging, aktivitet që do i shtohet kompanisë publike OSHEE”, deklaroi Kadiu.

Sa i përket taksive elektrike, ai sqaroi se operatorët do të kenë mundësi të zgjedhin mes karikimit normal me çmime ekzistuese apo karikimit të shpejtë me kosto më të lartë, por ende më lirë se në tregjet europiane.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Taksitë mund të bëjnë karikim me çmimin aktual 14 lekë për kilovat, ose të zgjedhin karikimin e shpejtë dhe të paguajnë shtesën për shërbimin që marrin nga rrjeti”, u shpreh Kadiu.

Zëvendësministri theksoi se tregu i karikimit të mjeteve elektrike do jetë tepër dinamik, me çmime që luhaten sipas orarit dhe nivelit të shërbimit.

You Might Also Like

Sa përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

“Të varfër”, gjysma mezi e shtyn muajin!

INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave
Next Article Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?