By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Targat e veturave zyrtare mbahen sekret
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Targat e veturave zyrtare mbahen sekret
Maqedoni

Targat e veturave zyrtare mbahen sekret

admin
Last updated: 09/11/2025 10:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 nëntor – Në Maqedonisë së Veriut 323 institucione u kanë vendosur targa të reja speciale me ngjyrë 1531 automjeteve zyrtare. Megjithatë, opinioni nuk e di se cili automjet cilit institucion i përket, kjo pasi Ministria e Punëve të Brendshme refuzon ta japë listën, ndërkaq nga Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë nuk tregojnë se sa institucione kanë mbetur pa i vendosur targat e reja zyrtare, shkruan Portalb.mk.

Sipas MPB-së, numrat e targave të të gjitha automjeteve përfshijnë të dhëna që nuk përbëjnë informacion me karakter publik, ndërsa një pjesë e tyre hyn në kategorinë e të dhënave të ndjeshme për sigurinë.

“Sipas nenit 6 të Ligjit për Qasje të Lirë në Informata me Karakter Publik, mbajtësit e informacionit mund të refuzojnë kërkesën për qasje kur publikimi i tij mund të rrezikojë sigurinë ose mbrojtjen e shtetit, apo të pengojë zbatimin e ligjeve dhe detyrave zyrtare. Për më tepër, targat përfaqësojnë të dhëna identifikuese që lidhen me një automjet të caktuar dhe me një institucion konkret, prandaj zbulimi i plotë i tyre mund të çojë në zbulimin indirekt të të dhënave mbi vendndodhjen, lëvizjen ose shpërndarjen e automjeteve zyrtare, të rrezikojë sigurinë personale të punonjësve shtetërorë dhe të shkaktojë pasoja të padëshiruara. Prandaj, kjo kategori e të dhënave nuk konsiderohet informacion publikisht i qasshëm, por përdorim i kufizuar, në përputhje me dispozitat ligjore ekzistuese”, thanë nga MPB për redaksinë e Portalb.mk, pas kërkesës për qasje në informacione me karakter publik.

Ndërkaq ende ka vetura zyrtare që qarkullojnë me targa të vjetra dhe të pangjyrosura. Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë nuk e ka numrin e saktë të institucioneve që kanë mbetur pa i ndërruar targat.

“Si SHPP nuk mundemi të ju japim informacion se cilat institucione nuk i kanë ndërruar targat, sepse nuk kemi regjistër të veturave. Por, kur do ju mbarojë regjistrimi i veturave, gjatë regjistrimit të ri do u jepen targat e reja”, tha për Portalb.mk, drejtori i SHPP, Ivica Tomovski.

Gjendja në terren e përgënjeshtron zotimin e mëhershëm kur drejtori Tomovski tha se “deri në fillim të fushatës së zgjedhjeve lokale, të gjitha automjetet zyrtare duhet t’i kenë targat e të reja”.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut në kuadër të seancës së 97-të, vendosi që deri më 15 shtator të ndryshohen tabelat e veturave zyrtare dhe të zëvendësohen me tabela me ngjyrë të kuqe.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zeqirja Tairi do të zë vendin e Bekim Sali në Parlament
Next Article Në vend është më lirë të vishesh sesa të ushqehesh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?