By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sala: Tre skema të mbështetjes sociale, financim nga buxheti 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Sala: Tre skema të mbështetjes sociale, financim nga buxheti 2026
Shqipëri

Sala: Tre skema të mbështetjes sociale, financim nga buxheti 2026

admin
Last updated: 24/11/2025 11:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Programi i Kujdesit Social në buxhetin e vitit 2026 është 27.7 miliardë lekë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala solli në vëmendje sot se në buxhetin 2026 sektori i kujdesit dhe mbrojtjes sociale zë 33.6% të buxhetit total të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ose 3.1% të buxhetit të shtetit dhe rreth 1% të PBB-së.

Mbrojtja sociale garantohet përmes tre programeve kryesore: Skema e Ndihmës Ekonomike, Skema e Aftësisë së Kufizuar dhe Shërbimet e Kujdesit Social.

“Këto programe mbështesin familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, të moshuarit dhe viktimat e dhunës dhe trafikimit”, theksoi Sala.

“Buxheti i Programit të Kujdesit Social për vitin 2026 është 27.7 miliardë lekë, duke përfshirë disa investime: 2.3 miliardë lekë për Bonusin e Bebes; 850 milionë lekë për nënat me tre ose më shumë fëmijë — me 8,300 përfitues; 15.3 miliardë lekë për rreth 94,000 persona me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre; 1.4 miliardë lekë për institucionet rezidenciale me 1,200 përfitues dhe 400 milionë lekë për Fondin Social, një rritje prej 22.2%, duke mbështetur 95 shërbime komunitare në 61 bashkitë e vendit”, tha Sala.

Sipas saj, buxheti 2026 për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale nuk është thjesht një grup shifrash.

“Ky buxhet është një prioritet për të investuar te njerëzit, te dinjiteti, te mundësitë e barabarta dhe e ardhmja jonë evropiane”, tha Sala.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim
Next Article Këngë e valle për alfabetin, derisa Inspektorati për përdorimin e gjuhëve “ka dalë” jashtë përdorimit!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?