By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimi rrymës në RMV mund të rritet nga janari
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Çmimi rrymës në RMV mund të rritet nga janari
EkonomiMaqedoni

Çmimi rrymës në RMV mund të rritet nga janari

admin
Last updated: 27/11/2025 11:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rryma për amvisëritë do të mbetet e subvencionuar edhe në vitin 2026, por njëkohësisht hap mundësinë për një rritje të vogël të çmimit nga janari, pas tenderit të ri për furnizim me energji elektrike për tregun e rregulluar. Kjo e rikthen frikën te qytetarët sa do të mund t’i përballojnë buxhetet familjare nëse çmimi i rrymës i afrohet atij të tregut, transmeton Racin.

Çfarë çmimi ka kërkuar prodhuesi shtetëror EMV në tenderin vjetor do të dihet vetëm pas përfundimit të gjithë procedurës. Kështu ka vendosur Qeveria në një seancë të mbyllur, pa e zbuluar çmimin e ofruar, por me garanci se modeli i subvencionimit mbetet. Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi se, pavarësisht çmimit të tenderit, shteti do të ndërhyjë për të mos e cenuar standardin e amvisërive në tregun e rregulluar.

Aktualisht, çmimi tregtar i energjisë elektrike është rreth 100 euro për megavat/orë, ndërsa EMV e shet rrymën për amvisëritë me 62 euro për megavat/orë. Kjo diferencë mes çmimit tregtar dhe atij rregullator deri tani është mbuluar me subvencione nga buxheti. Tenderi i ri vjetor, i shpallur për herë të parë për gjithë vitin kalendarik, do të tregojë nëse prodhuesi shtetëror mund të ofrojë çmim që mbetet brenda këtyre kufijve apo do të kërkojë korrigjimin e tarifës përfundimtare.

Sipas informacioneve, sot EMV duhet ta dorëzojë ofertën e saj në tenderin e EVN Home për nevojat e amvisërive për vitin 2026. Thirrja vlen për të gjithë vitin e ardhshëm, me mundësi korrigjimesh nëse këtë e kërkojnë kushtet e tregut. Paralelisht, deri në fund të muajit, Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të përcaktojë çmimet e reja për transmetimin dhe distribuimin, por nga aty njoftojnë se për momentin nuk priten ndryshime të mëdha në kostot e rrjetit.

LEXO: Inxhinierët e Maqedonisë: EVN

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN për pozita në pushtet dakordohen me një takim, për bashkim organizativ i duhen vite e assesi të merren vesh!
Next Article Stefano Balduccio: a mos e çoni ndër mend fare ananasin në picë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?