By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar
MaqedoniTOP LAJM

Nga 45 oficerë të pranuar në konkursin e Armatës së Maqedonisë së Veriut, vetëm një shqiptar

admin
Last updated: 06/12/2025 17:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 dhjetor – Ministria e Mbrojtjes ka pranuar 16 kandidatë nga grupi i dytë që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve, të cilët do t’i trajnojë për oficerë që do të shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatën e Maqedonisë. Nga dokumenti që kemi siguruar, respektivisht vendimi për pranim të 16 kandidatëve, nuk figuron asnjë shqiptar. Megjithatë, nga Ministria e Mbrojtjes nuk e pranojnë se nuk e kanë respektuar përfaqësimin e drejtë. Thonë se kandidatët janë vlerësuar sipas dijes dhe sipas kushteve dhe parametrave që janë kërkuar.

“Nga kandidatët e pranuar si oficerë të ardhshëm, ka dy kandidatë nga përkatësia etnike shqiptare dhe një nga përkatësia vllahe. Duam të theksojmë se për shërbime të caktuara nuk kishte fare kandidatë të paraqitur ndërsa që në muajin gusht patëm njoftuar se për këto shërbime do të publikohet përsëri konkurs për çka opinioni do të njoftohet në kohë. Përsërisim se në Ministri dhe në Armatë ka vend për më të mirët nga më të mirët dhe se gjatë pranimit, në tërësi dhe pa asnjë përjashtim respektohen të gjitha principet”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është lista e të gjithë kandidatëve që janë vlerësuar më së shumti nga komisioni në shërbime të ndryshme nga konkursi i publikuar në muajin mars. Kandidatët janë vlerësuar për shkollimin e përfunduar, njohuri të gjuhës angleze, për përgatitjet e tyre fizike dhe në intervistë. Nga lista e përgjithshme ku janë pranuar gjithsej 45 persona, vetëm një është shqiptar. Bëhet fjalë për Jasir Ibraimin i pranuar në shërbimet intendente.
Rang lista përfundimtare nuk figuron në përputhje me ligjin për akademi ushtarake i cili urdhëron respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkurseve. Neni 21 i ligjit për akademi ushtarake thotë:

“Gjatë pranimit të kandidatëve në konkurs publik nga paragrafi 1 i këtij neni do të mbahet llogari për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të përkatësive të bashkësive”.

Ministria e Mbrojtjes tanimë gjashtë muaj është pa zëvendës ministër, kjo pasi Elfete Ismaili u shkarkua nga detyra pasi Arben Taravari prishi koalicionin me VLEN-in. Në ndryshimet e fundit të kuadrove të VLEN-it në Qeveri, nuk prekën fare këtë pozicion./Alsat.mk

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetari i Sarajit, Muhamed Elmazi, priti në takim përfaqësues nga ambasada e ShBA-së në Shkup
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?