By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike
Maqedoni

Andonovski e fillon vizitën në SHBA me përfaqësues të institucioneve kryesore në fushën e sigurisë kibernetike

admin
Last updated: 03/02/2026 11:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 3 shkurt – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski e ka filluar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takim pune në Korporatën MITRE, një nga institucionet më me ndikim dhe më të besueshëm që punon drejtpërdrejt për Qeverinë e SHBA-së në fushën e sigurisë kibernetike për dekada të tëra dhe menaxhon disa qendra FFRDC (Federally Funded Research and Development Centers).

Siç informon Ministria e Transformimit Digjital, në takim u diskutuan tema me rëndësi kyçe për shtetin modern dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale të sigurt, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e reja me fokus në konfidencialitet dhe validitet, sigurinë kibernetike dhe rezistencën kombëtare kibernetike për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe platformave shtetërore, qeverisjen digjitale dhe menaxhimin e të dhënave për pjekurinë digjitale institucionale dhe ndërveprimin, si dhe fushat me standarde të larta sigurie – aviacion, siguri dhe sistem të kujdesit shëndetësor.

“Takimi përfshiu diskutime me Beth Meinert (zëvendëskryetar i lartë dhe drejtor i përgjithshëm), si dhe Yosry Barsoum dhe Shamik Das nga Korporata MITRE. Diskutimi u përqendrua në mënyrën e ndërtimit të besimit në shtetin digjital, si të vendosen rregulla të qarta për llogaridhënie dhe siguri dhe si institucionet mund të marrin vendime më të mira bazuar në të dhëna, standarde dhe rezultate të matshme. Ministri Andonovski pati gjithashtu mundësinë të vizitojë Qendrën kërkimore të inovacionit MITRE”, informon ministria.

Në kuadër të vizitës, ministri Andonovski, së bashku me delegacionin qeveritar ku janë edhe Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i Qeverisë dhe Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, u takuan edhe me përfaqësues të Majkrsoftit, ku me Kozeta Garet, drejtore e përgjithshme për Shërbimet e sigurisë kibernetike në këtë kompani u diskutuan sfidat dhe mundësitë aktuale për përmirësimin e sigurisë kibernetike, forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve publike dhe mbështetjen e transformimit digjital.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut në SHBA mori pjesë gjithashtu në Lutjet e mëngjesit si pjesë e agjendës zyrtare të vizitës.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
Next Article Rasti Geriatria, avokatja Nebie Zaimovska demanton lajmin se është paditur nga familja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?