By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Festim Halili në Uashington takon kongresmenin Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i veçantë i rajonit tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Festim Halili në Uashington takon kongresmenin Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i veçantë i rajonit tonë
Maqedoni

Festim Halili në Uashington takon kongresmenin Juan Vargas, përfaqësues i Kalifornisë dhe mik i veçantë i rajonit tonë

admin
Last updated: 04/02/2026 09:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 4 shkurt – Ish-zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Festim Halili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë institucionale, ku po zhvillon një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të institucioneve amerikane.

Në kuadër të kësaj vizite, Halili u takua në United States Capitol me kongresmenin amerikan Juan Vargas, përfaqësues i shtetit të Kalifornisë dhe mik i dëshmuar i vendit dhe rajonit tonë. Gjatë takimit, kongresmeni Vargas ndau një fakt domethënës nga periudha e luftës në Kosovë, duke theksuar se kishte strehuar për dy vite në shtëpinë e tij një familje refugjate nga Kosova, si shenjë solidariteti dhe humanizmi.

Halili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të miqve amerikanë, duke vlerësuar marrëdhëniet e forta dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet vendeve tona, të cilat pritet të thellohen edhe më tej në shumë dimensione.

Në vazhdën e kësaj vizite, janë planifikuar takime të tjera në institucione të arsimit të lartë, institucione qeveritare amerikane, si dhe pjesëmarrja në konferencën vjetore për siguri që mbahet në Kongresin e SHBA-së. Po ashtu, Halili do të marrë pjesë edhe në eventin tradicional të Lutjeve Nacionale të Mëngjesit, ku do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Vizita në Uashington konsiderohet një mundësi e rëndësishme për forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe avancimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot i vranët, në mëngjes përgjatë relievit malor edhe mjegull
Next Article Moti në Shqipëri, në mesditë reshje shiu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?