By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministria e Shëndetësisë: Duhanpirja është faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive, kontribuon ndjeshëm edhe në lloje të tjera të kancerit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ministria e Shëndetësisë: Duhanpirja është faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive, kontribuon ndjeshëm edhe në lloje të tjera të kancerit
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë: Duhanpirja është faktori më i madh i rrezikut për kancerin e mushkërive, kontribuon ndjeshëm edhe në lloje të tjera të kancerit

admin
Last updated: 04/02/2026 11:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Me rastin e 4 Shkurtit – Ditës botërore të luftës kundër kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik rikujtojnë se duhanpirja përfaqëson një faktor të rëndësishëm rreziku për sëmundjet malinje, veçanërisht për kancerin e mushkërive. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend gjatë viteve 2023 dhe 2024 janë neoplazitë malinje të bronkeve dhe mushkërive.
 
“Përdorimi i duhanit është shkaku kryesor i kancerit, i cili mund të parandalohet. Të dhënat statistikore tregojnë se numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga neoplazitë malinje të bronkeve dhe mushkërive në vitin 2024 është 860, ku numri i meshkujve është më i lartë krahasuar me atë të femrave. Heqja dorë nga duhanpirja e zgjat ndjeshëm jetëgjatësinë dhe përmirëson cilësinë e jetës. Pikërisht në Ditën Botërore të Luftës kundër Kancerit, apelojmë edhe një herë për rëndësinë e miratimit të ligjit të ri për mbrojtje nga duhani, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve,”- shpjegoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Përveç përdorimit të duhanit, faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet malinje janë edhe mbipesha, konsumimi i alkoolit, mungesa e aktivitetit fizik dhe ushqyerja jo e shëndetshme.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga neoplazitë malinje në vitin 2024 është 3.958, prej të cilëve 2.325 janë meshkuj dhe 1.633 femra. Në të njëjtin vit, numri i të vdekurve nga neoplazitë në moshë mbi 65 vjeç është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me ata deri në moshën 64 vjeç. 

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ski Qendra “Kodra e Diellit”: Teleferikët nuk do të jenë në funksion për shkak të motit të ligë
Next Article Shqipëria merr kryesimin e Komitetit Këshillimor Rajonal i Kërkim‑Shpëtimit Aeronautik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?