By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëveshje tregtare SHBA-Tajvan për uljen e tarifave dhe rritjen e investimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Marrëveshje tregtare SHBA-Tajvan për uljen e tarifave dhe rritjen e investimeve
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Tajvan për uljen e tarifave dhe rritjen e investimeve

admin
Last updated: 13/02/2026 12:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare që synon uljen e barrierave tarifore dhe zgjerimin e partneriteteve të teknologjisë së lartë pas disa muajsh negociatash.

“Ky është një kapitull i ri për tregtinë e jashtme të Tajvanit”, tha sot presidenti i Tajvanit Lai Ching-te, duke shtuar se marrëveshja do të thellojë bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik me SHBA-në, aleatin kryesor të ishullit të vetëqeverisur.

Marrëveshja vjen përpara vizitës së planifikuar të presidentit amerikan, Donald Trump në Kinë në prill – e cila u hartua për të ndihmuar SHBA-në të adresojë çekuilibrat tregtarë, të sigurojë zinxhirët e furnizimit jashtë Kinës dhe të forcojë lidhjet ekonomike me një partner kyç Indo-Paqësor.

Marrëveshja ende ka nevojë për miratim nga parlamenti i Tajvanit.

Sipas marrëveshjes, tarifat amerikane për mallrat tajvaneze do të kufizohen në 15%, ndërsa SHBA-ja do të fitojë akses preferencial për të eksportuar produkte industriale dhe bujqësore, të tilla si automjete dhe mish viçi, në Tajvan.

Ishulli, i cili mbështetet në importet e energjisë, do të blejë gjithashtu gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe naftë bruto me vlerë 44,4 miliardë dollarë nga SHBA-ja.

“Kjo marrëveshje gjithashtu mbështetet në marrëdhënien tonë të gjatë ekonomike dhe tregtare me Tajvanin dhe do të rrisë ndjeshëm qëndrueshmërinë e zinxhirëve tanë të furnizimit, veçanërisht në sektorët e teknologjisë së lartë”, tha dje ambasadori i SHBA-së Jamieson Greer në ceremoninë e nënshkrimit.

“Qeveria jonë do të krijojë një “model të Tajvanit” për bashkëpunimin teknologjik në SHBA, duke integruar industritë e saj të gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit me sektorin e inteligjencës artificiale të SHBA-së”, tha Lai në Taipei.

“Gjysmëpërçuesit tajvanezë dhe produktet e lidhura do të marrin trajtim preferencial në kuadër të marrëveshjes”, sipas Zyrës së Përfaqësuesit Tregtar të Shteteve të Bashkuara (USTR).

You Might Also Like

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor

Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon

Trump: Mund të takohem edhe me Kim Jong Un në Kinë

Prodhimi industrial në Eurozonë shënon rritje në shtator, pas katër muajsh rënieje

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rubio: SHBA-ja është thellësisht e lidhur me Evropën
Next Article Vijojnë largimet nga qeveria e Starmer, jep doreheqjen sekretari i kabinetit, Chris Wormald

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?