By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vesa Luma ‘thumbon’ Taynën për 250 eurot e të drejtave autoriale, e etiketon si ‘artiste të momentit’
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Vesa Luma ‘thumbon’ Taynën për 250 eurot e të drejtave autoriale, e etiketon si ‘artiste të momentit’
Showbizz

Vesa Luma ‘thumbon’ Taynën për 250 eurot e të drejtave autoriale, e etiketon si ‘artiste të momentit’

admin
Last updated: 13/02/2026 13:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Artistja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka reaguar së fundmi pas raportimeve që sugjeronin se kënga “Valle Kosovare”, e interpretuar nga Shpat Kasapi, është vjedhur nga një këngëtar bullgar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vesa nuk u ndal vetëm tek kjo situatë, por kritikoi edhe reperen Tayna, duke theksuar rëndësinë e të drejtës autoriale dhe respektit për punën e artistëve.

“Prandaj kolege e kolegë, është tepër e rëndësishme e drejta autoriale (se çka s’keni thënë kur i kam mbrojtë ‘me dhëmbë’, krijimet e mia)… sepse një ditë kur nuk jemi më, përfitojnë të tjerët nga mundi e djersa jote, në vend se të përfitojnë fëmijët ose familja! Ose kur plakemi, ndonjë artist i momentit blehet me 250 euro”, shkroi Luma në reagimin e saj, duke u shprehur hapur për padrejtësitë që shpesh ndodhin në industrinë muzikore.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Kujtojmë se më parë këngëtarja Alida Hisku kishte folur për rikthimin e zërit të saj në këngën “Thana” të Tayna-s, e cila fillon me refrenin e këngës së saj “Vajzat e fshatit tim”.

Pas diskutimeve, Tayna e kishte kontaktuar Alidën për bashkëpunim dhe i kishte propozuar përdorimin e zërit të saj. Megjithatë, menaxhmenti i Tayna-s i kishte dhënë Alidës një pagesë simbolike prej 250 eurosh, gjë që kishte nxitur reagime dhe debat mes artistëve dhe fansave.

Ky incident riktheu në vëmendje sfidat dhe mosmarrëveshjet rreth të drejtave autoriale në muzikën shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të punës dhe krijimtarisë së secilit artist. 

You Might Also Like

Rita Ora publikon fotografi nga koncertet e kaluara: Mezi pres të performoj në Ohër

North West anulon turneun e saj të parë muzikor vetëm pak ditë para nisjes

Romeo Beckham rikthen stilin e viteve 2000 të Davidit me flokë biondë dhe ekspozon muskujt gjatë pushimeve familjare në Ibiza

Priscilla Presley mahnit në paraqitjen e rrallë publike, shfaqet elegante në eventin luksoz në Majorka

Javën e ardhshme do të bëhet spërkatja e dytë ajrore kundër mushkonjave në Kumanovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SpaceX dhe NASA dërgojnë katër astronautë në hapësirë
Next Article Hansi Flick shpërthen ndaj gjyqtarëve pas humbjes ndaj Atletico Madridit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?