By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë tregon vetëdorëzimi i Artan Grubit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Çfarë tregon vetëdorëzimi i Artan Grubit?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Çfarë tregon vetëdorëzimi i Artan Grubit?

admin
Last updated: 24/02/2026 11:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Dje, më 23 shkurt 2026, ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, u vetëdorëzua në pikën kufitare Bllacë, pas një periudhe në arrati pothuajse 14 muaj. Ai u arrestua menjëherë nga autoritetet, pasi ndaj tij ishte aktive masa e paraburgimit dhe kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për hetime të lidhura me rastin e Lotarisë Shtetërore. Grubi është përballur me akuza për korrupsion, ndërsa në dhjetor 2024 ishte futur edhe në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit për korrupsion dhe ndërhyrje në gjyqësi, shkruan Zhurnal.

Çfarë pas vetëdorëzimit të Grubit?

Vetëdorëzimi i Grubit nuk mund të shihet thjesht si një akt juridik, pasi ka implikime të thella politike. Nuk mund të jetë e rastësishme, e as pa ndonjë prapavijë. Pra, gjithçka mund të jetë vetëm veprim i rastësishëm e i pamenduar nuk mund të jetë. 

Partitë politike me mendime të ndara për këtë akt të Grubit – 

BDI e përshëndeti si akt guximi, duke e paraqitur Grubin si figurë që përballet me drejtësinë pa frikë. Kjo narrativë synon të ruajë imazhin e partisë si e hapur ndaj ligjit, por edhe si e sigurt në fuqinë e saj politike.

VMRO-DPMNE e interpretoi si aftësi të qeverisjes së tyre që kanë arrestuar Grubin dhe që i njëjti mund të flasë për “korrupsionin” e Zaevit, Filipçes dhe Spasovvskit. 

VLEN gjithashtu shpreson që Grubi, nëse flet, mund të ekspozojë prapaskena që do të dëmtonin BDI-në dhe vetë Ali Ahmetin, duke e parë këtë si mundësi për të dobësuar strukturën e opozitës aktuale.

Nga ana tjetër, LSDM akuzon për një marrëveshje të fshehtë mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, duke sugjeruar se vetëdorëzimi është pjesë e një pazari politik që ka filluar shumë më herët mes këtyre dy subjekteve.

Çfarë tregon ky akt?

Vetëdorëzimi në kufi, pas një periudhe arratie, tregon se ky hap nuk është i rastësishëm. Është e vështirë të besohet se Grubi do të paraqitej pa ndonjë garanci të paktën politike ose juridike.

Ky rast do të shërbejë si provë për sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut a do të trajtohet Grubi si çdo qytetar tjetër, apo si figurë e privilegjuar politik? Duhet pranuar që vetëdorëzimi ka hapur një fushë të re interpretimesh dhe akuzash mes partive. Secila po e përdor ngjarjen për të forcuar narrativën e vet politike.

Përfshirja e Grubit në listën e zezë të SHBA-së e bën këtë rast më të ndjeshëm. Çdo lëvizje e autoriteteve vendore do të shihet edhe përmes prizmit të partnerëve ndërkombëtarë.

Nëse Grubi flet dhe ekspozon prapaskena, mund të hapet një krizë e re politike që prek BDI-në dhe liderin e saj historik, Ali Ahmetin. Nëse procesi gjyqësor shkon drejt një marrëveshjeje të heshtur, LSDM do të vazhdojë ta përdorë këtë si argument për pazare të fshehta mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nëse drejtësia vepron pa kompromis, ky rast mund të shënojë një pikë kthese për besueshmërinë e institucioneve në vend.

Prandaj, vetëdorëzimi i Artan Grubit është më shumë se një akt personal është një moment kyç që ekspozon tensionet mes drejtësisë, politikës dhe interesave ndërkombëtare. Mbetet të shihet nëse ky rast do ta vendos drejtësinë në binarë apo do të dëshmojë një skemë të pretenduar për pazare politike. argument.mk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sërish alarme për bomba në shkollat fillore dhe të mesme në Tetovë
Next Article Fillon procesi për kthimin e tatimit të solidaritetit, kompanitë duhet të dorëzojnë kërkesë në DAP
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?