By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dekania e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Emine Shabani mori pjesë në Konferencën shkencore të Bolonjës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dekania e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Emine Shabani mori pjesë në Konferencën shkencore të Bolonjës
Maqedoni

Dekania e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Emine Shabani mori pjesë në Konferencën shkencore të Bolonjës

admin
Last updated: 24/02/2026 16:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Dekania e Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Emine Shabani mori pjesë në Konferencën e Bolonjës me temë “Arbëreshët e Italisë – Një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut”. Kjo konferencë (që u mbajt në Palazzo Marescotti, Dipartimento delle Arti, Via Barberia, 4, Bologna Italy), solli në vëmendje trashëgiminë e çmuar të komuniteteve arbëreshe, të cilat prej shekujsh ruajnë gjuhën, zakonet dhe kujtesën historike të origjinës së tyre shqiptare, duke ndërtuar një urë të fortë kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në këtë konferencë dekania e Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Emine Shabani prezantoi temën: “Malli për atdheun e humbur te veprat e romantikëve arbëreshë”, ku u përqendrua në analizën e ndjenjës së mallit si një motiv qendror në krijimtarinë letrare të autorëve arbëreshë të shekullit XIX. Në kumtesën e saj, ajo theksoi se letërsia romantike arbëreshe nuk ishte vetëm një shprehje estetike, por edhe një akt i fortë identitar dhe historik. Malli për atdheun e humbur – për Arbërinë e largët, shfaqet si një ndjenjë kolektive që përshkon poezinë dhe prozën e kësaj periudhe. Në këtë kuadër, dekania analizoi veprat e Jeronim De Radës, një ndër figurat më të rëndësishme të romantizmit arbëresh, sidomos poemën e tij të njohur Këngët e Milosaos, ku dashuria për vendlindjen ndërthuret me fatin historik të kombit. Gjithashtu, ndaloi te krijimtaria e Gavril Dara i Riu dhe te vizioni i tij epik në veprën Kënga e Sprasme e Balës, ku kujtesa historike dhe miti i atdheut të humbur marrin përmasa simbolike. Në trajtesën e saj, dekania argumentoi se malli në letërsinë arbëreshe nuk është thjesht nostalgji individuale, por një mekanizëm mbijetese kulturore. Përmes poezisë, arbëreshët ruajtën gjuhën shqipe, mitet kombëtare dhe figurën e heroit, duke e kthyer letërsinë në një formë rezistence shpirtërore. Romantikët arbëreshë e idealizuan atdheun e largët, duke e shndërruar atë në një hapësirë mitike, ku ndërthuren historia, legjenda dhe shpresa për rilindje kombëtare.

Konferenca krijoi një hapësirë të frytshme diskutimi mbi rolin e diasporës në ruajtjen e identitetit dhe mbi rëndësinë e dialogut kulturor mes dy brigjeve të Adriatikut. Sipas profesoreshës, kjo pjesëmarrje ishte një mundësi për të ndarë reflektime mbi forcën e letërsisë si bartëse e kujtesës historike dhe si dëshmi e lidhjes së pashkëputur shpirtërore mes arbëreshëve dhe atdheut të tyre të origjinës.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KFOR viziton Portin e Durrësit, rol strategjik në operacionet logjistike
Next Article Prokuroria: Vendimi për arrest shtëpiak të Grubit u mor pas vlerësimit të MPB-së dhe ASK-së për sigurinë e tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?