By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aksion i tensionuar në Kriva Pallankë/ Konfiskohen lopët që lëviznin të lira, pronarët bëjnë rezistencë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Aksion i tensionuar në Kriva Pallankë/ Konfiskohen lopët që lëviznin të lira, pronarët bëjnë rezistencë
Maqedoni

Aksion i tensionuar në Kriva Pallankë/ Konfiskohen lopët që lëviznin të lira, pronarët bëjnë rezistencë

admin
Last updated: 25/02/2026 18:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kriva Pallankë, 25 shkurt – Një aksion i tensionuar është zhvilluar në Kriva Pallankë për kapjen dhe sekuestrimin e gjedheve që prej vitesh lëvizin të lira nëpër qytet dhe rrethinë. Në terren kanë zbritur inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, forca të shumta policore, ndërsa situata është monitoruar edhe nga ajri përmes dronëve.

Gjatë aksionit, ekipet që dolën për të kapur kafshët u penguan vazhdimisht nga pronarët, të cilët madje tentuan t’i dëbonin gjedhet drejt malit për të shmangur kapjen e tyre. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet hasin në rezistencë; për shkak të pengimit të aksioneve të kaluara, pronarët ishin mbajtur në paraburgim, por aktualisht mbrohen në liri.

Pronari i gjedheve, Goce Gjorgjievski, deklaroi se nuk kërkon konflikt me institucionet, por ankohet se prej pesë-gjashtë vitesh i është ndaluar shitja e kafshëve.

“Kafshët shtohen çdo vit dhe ky është problemi. Ne kërkojmë të na mundësohet shitja e një pjese të tyre që të shpërblejmë mundin tonë 30-vjeçar dhe të mbajmë vetëm aq sa mund të kujdesemi,” u shpreh Gjorgjievski.

AUV ka arritur të kapë rreth 20 krerë gjedhe, një pjesë e të cilave u ngarkuan pranë pishinës së qytetit, pavarësisht se pronarët tentuan të bllokonin hyrjen duke parkuar automjete para portave.

Nga ana tjetër, banorët e fshatrave përreth thonë se durimi i tyre është konsumuar, pasi gjedhet e lëna pa mbikëqyrje u kanë shkatërruar të mbjellat për vite me radhë. Ata gjithashtu akuzojnë familjen e pronarëve për kërcënime dhe kanë paralajmëruar një protestë për ditën e nesërme para ndërtesës së komunës.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Editorial / Maqedonia e Veriut ende rri e “përgjumur” me digjitalizimin e shërbimeve!
Next Article Rrezik nga shembja e shkëmbinjve në Matkë: Komuna e Sarajit ndalon lëvizjen në shteg
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?