By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qytetarët e “varfër” kanë lënë 2.8 miliardë euro në kazino, nga buron ky fenomen?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Qytetarët e “varfër” kanë lënë 2.8 miliardë euro në kazino, nga buron ky fenomen?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Qytetarët e “varfër” kanë lënë 2.8 miliardë euro në kazino, nga buron ky fenomen?

admin
Last updated: 27/02/2026 10:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt –  Sipas analizës së emisionit “Biznes Objekti”, qytetarët vitin e kaluar kanë shpenzuar rreth 2,8 miliardë euro në kazina, bastore dhe klube automatësh. Shifër marramendëse duke marrë për bazë statusin ekonomik të shoqërisë tonë. Dhe, kjo ngrit dilema të mëdha nga vijnë këto shuma? Gjithashtu kemi të bëjmë edhe një rrjedhje të madhe financiare drejt industrisë së lojërave të fatit dhe ngre pyetje serioze për pasojat ekonomike dhe sociale, shkruan  Zhurnal.

Qytetarët harxhuan rreth 2,8 miliardë euro në kazino dhe baste vitin e kaluar – 

Analiza tregon se kjo shumë është krahasueshme me një pjesë të konsiderueshme të buxhetit shtetëror, duke treguar sa i madh është ndikimi i industrisë së basteve në rrjedhat financiare të vendit. Disa ekspertë paralajmërojnë se ky lloj shpenzimi ndikon drejtpërdrejt në buxhetet personale të qytetarëve, borxhet dhe varfërinë.

Kazinot dhe bastoret kanë shënuar rritje të vazhdueshme vitet e fundit, e nxitur dhe mundësuar nga lehtësia e qasjes, platformat online dhe marketingu agresiv. Por, paralelisht me rritjen e të ardhurave, po rriten edhe problemet e lidhura me varësinë nga bixhozi, borxhet familjare dhe pasojat sociale.

Edhe pse industria gjeneron të ardhura nga taksat dhe licencat, ekonomistët paralajmërojnë se një pjesë e madhe e parave të shpenzuara kalon nga konsumi produktiv drejt një sektori që nuk krijon vlerë të re në ekonominë reale.

Analiza nxjerr në pah nevojën për rregulla më të rrepta, kufizim të numrit të objekteve, kontroll të basteve online dhe forcim të programeve për parandalimin e varësisë.

Shuma prej 2,8 miliardë eurosh tregon qartë se industria e lojërave të fatit po bëhet një nga sektorët financiarisht më të fuqishëm në vend, dhe ky tregues flet mjaftueshëm sa i përket shpresës për zhvillim të qëndrueshëm financiar. Derisa sektorët tjerë ngecin në vend e kanë probleme për mbulimin e pagave si element bazik për funksionim, bixhozi gjeneron të ardhura miliardëshe. 

Nga ana tjetër, në labirnthet e Kuvendit ka ngec ligji për lojërat e fatit i cili kurrsesi ta sheh dritën e sallës së Kuvend e të miratohet. Në këtë Ligj është propozuar largimi i lojërave të fatit në distancë prej 500 metrave nga objektet shkollore. Por, një gjë e tillë nuk po ndodhë, dhe nuk dihet se kur do të ndodhë. 

Gjithashtu, aktive dhe e zëshme kundër bixhozit ka qenë edhe një Lëvizje e cila me gjasë nga mungesa e përkrahjes së duhur institucionale është penalizuar dhe është lënë në harresë. Një gjë është e qartë, ndihmon ose dëmton qytetarët, derisa ka mosveprim kundër kazinove je me të dytën, pra lejon hapësira dhe vende që dëmtojnë e shkatërrojnë familje të shumta. argument.mk/

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 33 masa sigurie për 102 kontejnerë mbetje të rrezikshme në Porto Romano
Next Article Mustafi vazhdon detyrën e tij si Këshilltar Politik i Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?