By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lamallari: Njoftimi i Ambasadës së SHBA standard, Policia ka shtuar masat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Lamallari: Njoftimi i Ambasadës së SHBA standard, Policia ka shtuar masat
Shqipëri

Lamallari: Njoftimi i Ambasadës së SHBA standard, Policia ka shtuar masat

admin
Last updated: 03/04/2026 11:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 3 prill – argument.mk/ – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari siguroi sot se Policia e Shtetit prej kohësh ka marrë masa të shtuara sigurie në vendndodhjet që konsiderohen me rëndësi kritike.

Gjatë një konference për shtyp, Lamallari theksoi se lajmërimi i bërë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë për situatën e sigurisë, është standard dhe është bërë edhe në vende të tjera të botës, përfshi edhe të Bashkimit Europian.

“Shqipëria prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme për vlerësimin e riskut. Të gjitha agjencitë ligjzbatuese, së bashku me partnerët ndërkombëtarë jo vetëm kanë bërë vlerësimin e riskut por edhe një plan masash lidhur me sigurinë publike në sheshe dhe  vendndodhje me rëndësi kritike, pot edhe infrastrukturën kritike në tërësi”, tha Lamallari.

Sipas tij, “Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie shumë kohë më parë, duke marrë në konsideratë zhvillimet në Lindjen e Mesme”.

“Duke marrë parasysh reagimin publik të ambasadës së SHBA-së kam kërkuar nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, përfshirë strukturat Antiterror dhe Policinë Kriminale për të më informuar lidhur me masat që kanë marrë dhe komunikimet që kanë pasur me përfaqësues të ambasadës”, tha ministri.

Nga komunikimi me përfaqësues të Zyrës së Sigurisë së Ambasadës, Lamallari theksoi se është konfirmuar se ky është një lajmërim standard që është bërë edhe në vende të tjera të botës, përfshi edhe të BE-së.

“Nga ana tjetër është vlerësuar angazhimi i Policisë Shqiptare dhe i Policisë së Shtetit për masat e shtuara që kanë marrë prej kohësh tashmë. Policia e Shtetit ka ngritur kapacitetet e nevojshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme që vijnë edhe në forma hibride”, shtoi ministri.

Sipas tij, bëhet fjalë edhe për kërcënimet që zhvillohen përmes dezinformimit në rrjetet sociale apo që përdoren për të ofruar destabilitet apo përshtypjen e një vendi të të pasigurt.

“Ky është dëmi më i madh që mund të bëhet pasi ne nuk kemi kohën dhe luksin të perceptohemi si vend i pasigurt. Kjo vjen nga lufta hibride ku janë të ekspozuara të gjitha vendet e BE-së, apo nga agjenda të caktuara politike që vënë politikën e ditës para çdo interesi kombëtar”, theksoi Lamallari.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gogu pret kreun e SPAK: Adresim i boshllëqeve ligjore, bashkëpunim institucional
Next Article Prokuroria hodhi poshtë kallëzim penal të LDK-së për grantet në bujqësi, Peci paralajmëron masa ligjore ndaj Abdixhikut, Bajramit dhe Gurit për deklarim të rremë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?