By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kasami: VLEN-i nuk është vetëm bashkim partish, është kulturë e re e politikës shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kasami: VLEN-i nuk është vetëm bashkim partish, është kulturë e re e politikës shqiptare
Maqedoni

Kasami: VLEN-i nuk është vetëm bashkim partish, është kulturë e re e politikës shqiptare

admin
Last updated: 09/05/2026 20:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 maj Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, në fjalimin e tij gjatë Kongresit të parë të partisë, tha se VLEN-i nuk është vetëm bashkim partish, por një tjetër kulturë e politikbërjes.

Kasami theksoi se shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat. Ai në fjalimin e tij tregoi se çfarë përfaqëson VLEN-i dhe cilat do të jenë prioritetet e saj.

“VLEN nuk duhet të jetë thjesht bashkim partish. Nëse mbetet vetëm kaq, atëherë nuk kemi bërë asgjë. VLEN duhet të bëhet kulturë tjetër politike shqiptare. Më e qetë, serioze, më institucionale dhe e përgjegjshme ndaj qytetarit. Ne nuk kemi nevojë për politikë që jeton nga zënkat. Shqiptarët kanë nevojë për politikë që ndërton, planifikon dhe mendon më larg se një mandat. Prandaj është e rëndësishme të themi edhe se çfarë përfaqësojmë. Ne jemi parti e qendrës së djathtë. Dhe këtë nuk e themi si diçka që tingëllon mirë në letër. E themi sepse besojmë në disa vlera shumë të qarta”.

“Ne besojmë në familjen si vendin e parë ku njeriu mëson besimin, përgjegjësinë dhe dashurinë për tjetrin. Besojmë te puna e ndershme, te njeriu që ngrihet herët për ta mbajtur familjen e vet, te sipërmarrësi që rrezikon, krijon dhe nuk pret gjithçka nga shteti. Besojmë në identitetin tonë, në gjuhën, në kulturën, në besimin dhe në ato vlera shpirtërore që na kanë mbajtur bashkë edhe në kohët kur kemi pasur pak mundësi, por shumë dinjitet.

Por po ashtu besojmë edhe në një shtet modern. Në institucione që funksionojnë. Në administratë profesionale. Në drejtësi që është e barabartë për të gjithë, jo nënë për dikë e njerkë për dikë tjetër”, tha Kasami.

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti: VLEN-i është forca kryesore e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut
Next Article “Rininë ma mori kurbeti”, projekt i ri që prek plagën e mërgimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?