By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Edhe beteja kundër bërllogut është reformë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Edhe beteja kundër bërllogut është reformë
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Edhe beteja kundër bërllogut është reformë

admin
Last updated: 14/05/2026 12:08
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj, Zhurnal.mk – Reformat për të cilat flasin politikanët përditë në kuadër të synimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian në praktikë duken edhe nëpër rrugët, parqet, lumenjtë malet e bjeshkët e vendit, përgjegjësia për të cilat është e përbashkët: e përfaqësuesëve të instituconeve dhe qytetarëve.

Këtu bënë pjesë edhe mjedisi i pastër, e në kuadër të kësaj edhe beteja kundër deponive ilegale të bërllogut, shkruan Zhurnal.mk.

Deponitë ilegale drejt fundit

Problemi me deponitë dhe me mbeturinat është pasqyrë e mungesës së përlushtimit serioz të institucioneve përgjegjëse deri më tash për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve.

Sipas ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha., me miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës mbrojtja e mjedisit do të përmirësohet në vend.

Por miratimi i ligjit në kuvend kërkon edhe zbatimin e plotë e të rreptë të tij për t’iu dhënë fund deponive ilegale një herë e përgjithmonë.

Ministrisë, pas miratimit të ligjit, i mbetet që të fillojë zbatimin e planeve përmes përzgjedhjes së operatorit ekonomik për projektin në fjalë i cili do të ndihmohet me fondet e Bashkimit Evropian.

Zbatimi i kësaj reforme

Deponitë ilegale janë një plagë e kahershme në Maqedoninë e Veriut, sidomos në rajonet rurale ku mungon infrastruktura për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave. Ato shkaktojnë ndotje të ajrit, ujit dhe tokës, si dhe rrezikojnë shëndetin publik. Pra, pasojat nga këto deponi ilegale janë marramendëse dhe të paparashikueshme.

Investimet në deponi rajonale synojnë të centralizojnë menaxhimin e mbeturinave, duke ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të standardizuar sipas praktikave të Bashkimit Evropian. Dhe, kjo vërtetë krijon bazë të fuqishme se disa punë po lëvizin në drejtim pozitiv, e bëhet shpresëdhënës për një të ardhme të shëndetshme kur këto investime orientohen pikërisht për ruajtjen e mjedisit.

Natyrisht, që sfida kryesore mbetet zbatimi. Pajisjet moderne nuk mjaftojnë pa një sistem funksional të mbledhjes së mbeturinave, bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërgjegjësim qytetar.

Nuk duhet të harrojmë historikun e projekteve mjedisore në vend që shpesh ka treguar vonesa, keqmenaxhim dhe mungesë transparence.

Me realizimin e projekteve për ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbetjeve në Sveti Nikollë, Rusinë dhe Novaci, shpresohet se do t’i vijë fundi të gjitha deponive ilegale.

Vetëm deponia rajonale Rusino në Pollog ka përfituar një investim prej mbi 1.1 milion euro, i financuar përmes një kredie nga banka BERZH e cila është e kordinuar mirë me Bashkimin evropian për të ndihmuar projektet e reformave të këtilla.

Roli i qytetarëve

Zbatimi I mirë i një projekti të madh të këtillë kërkon edhe një strategji të integruar që duhet të përfshijë edhe edukimin e qytetarëve, forcimin e inspektorateve dhe gjoba për shkelësit, deponitë ilegale mund të vazhdojnë të ekzistojnë paralelisht me investimet zyrtare.

Komunat shpesh kanë kapacitete të kufizuara financiare dhe teknike për të menaxhuar mbeturinat në mënyrë të koordinuar.

Kështu që, investimet e tilla janë një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut e krijimin e një mjedisi më të pastër e më të shëndetshëm për vet qytetarët sesa deri më tash.

Kjo është një reformë për të cilën flitet përditë si pjesë e reformave për hyrje në BE./Zhurnal.mk

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mocioni me debat për raportin e DASH dhe projekt-rezoluta e integrimit në BE/ PD kërkon Ramën në Kuvend: Duhet të jetë këtu, bëri fushatë me pasaportën europiane
Next Article Hamza pret ambasadorin britanik, diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?