By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mucunski kërkon takim me homologen bullgare për ngërçin e mospajtimet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mucunski kërkon takim me homologen bullgare për ngërçin e mospajtimet
Maqedoni

Mucunski kërkon takim me homologen bullgare për ngërçin e mospajtimet

admin
Last updated: 14/05/2026 15:43
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 Maj, Zhurnal.mk – Një takim i vërtetë mund të ndodhë këtë muaj midis ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Bullgarisë, ndryshe nga një shtrëngim duarsh dhe i shkurtër që ndodhi midis të dyve para katër ditësh, paralajmëroi sot ministri maqedonas, shkruan Zhurnal.mk.

Timço Muçunski tha sot se ai ka kërkuar një takim me Velislava Petrova për pas dhjetë ditësh, kur që të dy do të jenë në Suedi për një takim të ministrave homolog të vendeve anëtare të NATOs, përkatësisht me 21 e 22 Maj në Helsingborg.

“Me iniciativën time kam kërkuar që të zhvilloj një takim zyrtar dypalësh me kolegen time nga Bullgaria, në të cilin një nga temat e diskutimit do të jenë këto kushte jo-evropiane që po i imponohen vendit tonë,” u tha gazetarëve sot Mucunski.

Në pritje të përgjegjes nga Sofja, ai tha se është optimist se Petrova do të pranoj që të zhvillohet takimi midis të dyve në qytetin suedez, për rrugën e bllokuar të vendit për hyrje në Bashkimin Evropian dhe përplasjet dy palëshe për identitin dhe gjuhën maqedonase.

Që të dy patën me 11 Maj një bisedë të shkurtër në Bruksel, në kuadër të takimit të zgjeruar midis minstrave të vendeve anëtare të Be-së dhe vendeve aspiruese për hyrje në BE.
Petrova u tha mediave bullgare se gjatë bisedës ia përcolli qëndrimin e qeverisë së Rumen Radevit homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, se Shkupi se kushti i vitit 2022 duhet që të realizohet, e cili ka të bëjë me kërkesën e BE-së të imponuar nga bullgaria për të futur bashkësinë bullgare në kushtetutë.

Ajo në deklaratën e saj e përdori termin ‘maqedonas të veriut”, që shkaktoi reagim nga Mucunski duke e trajtuar këtë emërtim si goditje ndaj identitetit maqedonas.
“Do të doja t’ju kujtoja se përdorimi i termit ‘maqedonas të veriut’ për t’iu referuar popullit maqedonas është i pasaktë dhe i papërshtatshëm. Maqedonasit janë maqedonas. Kjo nuk është çështje politike, por respekti themelor për identitetin dhe dinjitetin e një populli”, shkroi Mucuncki të njëjtën ditë, duke e ftuar Petrovën për një takim “në një atmosferë miqësore dhe pozitive, që synon ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane”.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe partia e tij, VMRO-DPMNE, refuzojnë që të japin votat në kuvend për të përmbushur kushtin e korrikut 2022 për të ndryshuar kushtetutën.
Mickoski refuzon të bëjë ndryshime kushtetuese, nëse Bullgaria dhe BE nuk i plotësojnë dy kundërkushtet e tij.

Ai kërkon që Bullgaria të respektojë të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vetë BE të japin garanci zyrtare se Sofja nuk do të ketë kërkesa dhe kushte shtesë për çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon ta njohë si të tillë por e trajton si një derivat të gjuhës bullgare.

Por, meqenëse asnjëra nga palët nuk po heqë dorë nga kushtet e tyre, bllokimi vazhdon prej katër vitesh dhe pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi nuk shihet asnjë ndërmjetësim në tunel nga një palë e tretë për një kompromis. / Zhurnal.mk

You Might Also Like

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX

Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë

Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend

Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë do të tregojë se ka përparim, ka përshpejtim të reformave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burgim i përjetshëm për bashkëshortin që vrau ish-finalisten e “Miss Zvicra”
Next Article Ministria kineze e Tregtisë: Kina do të punojë me ShBA-në për të zgjeruar vazhdimisht listën e bashkëpunimit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?