By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha në vizitë pune në Komunën e Studeniçanit – Në realizim e sipër projekte kapitale komunale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hoxha në vizitë pune në Komunën e Studeniçanit – Në realizim e sipër projekte kapitale komunale
Maqedoni

Hoxha në vizitë pune në Komunën e Studeniçanit – Në realizim e sipër projekte kapitale komunale

admin
Last updated: 14/05/2026 16:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi sot një vizitë pune në Komunën e Studeniçanit, ku së bashku me kryetarin e komunës Ejup Abazi, inspektuan projektet aktuale infrastrukturore që po realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në kuadër të vizitës, ministri Hoxha vizitoi lokacionin ku po zhvillohen aktivitetet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në fshatin Moranë. Projekti ka vlerë prej 4.519.715 denarësh dhe tashmë është realizuar mbi 50 për qind.

Ky investim, tha Hoxha, është pjesë e programeve të Ministrisë për sigurimin e infrastrukturës cilësore komunale në të gjitha vendbanimet, me qëllim tejkalimin e sfidave shumëvjeçare me të cilat përballen banorët e këtij rajoni.

Përveç këtij projekti, në Studeniçan është duke u realizuar edhe faza e tretë e ndërtimit të rrjetit të ujësjellësit – projekt për të cilin Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka siguruar mbi 53 milionë denarë. Rrjeti i ujësjellësit ka gjatësi prej 8.7 kilometrash, nga të cilat 5.5 kilometra tashmë janë përfunduar.

Ministri Hoxha theksoi se Ministria vazhdon me mbështetje të fuqishme për komunat në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “U takofshim në xhenet”, Meda kujton nënën në njëvjetorin e vdekjes së saj
Next Article “SKANDAL NË SHOWBIZ: Arrestohet drejtori i ‘Onima’-s, Erkand Shabani – çfarë fshihet pas akuzave të rënda që tronditën industrinë muzikore?”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?