By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës
Kosovë

Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës

admin
Last updated: 14/05/2026 16:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 maj Zhurnal.mk – Gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë të Kosovës është miratuar kërkesa e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të 24 korrikut 2024, që ka të bëjë me themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se njohja dhe verifikimi i statusit të këtyre personave mbetet proces me rëndësi të veçantë institucionale e shoqërore, “në funksion të drejtësisë, dinjitetit dhe mbështetjes për të mbijetuarit”. Ai bëri të ditur se është propozuar ndryshimi i përbërjes së komisionit përmes emërtimit të përfaqësuesve të rinj nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ndërkaq, ministri në detyrë i MPFVLÇ-së, Andin Hoti, theksoi se ndryshimet janë të domosdoshme për funksionalizimin e plotë të komisionit dhe për vazhdimësinë e trajtimit institucional të rasteve. Ai sqaroi se propozim-vendimi bazohet në nenin 8, paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-172, që plotëson dhe ndryshon Ligjin 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e kategorive të mbrojtura me ligj.

Hoti tha se, meqë përfaqësuesit aktualë të deleguar nga Ministria e Drejtësisë dhe MPFVLÇ nuk janë më pjesë e këtij komisioni, është parë e nevojshme zëvendësimi i tyre me anëtarë të rinj, me qëllim të funksionalizimit të komisionit dhe vazhdimësisë në trajtimin institucional të rasteve.

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “SKANDAL NË SHOWBIZ: Arrestohet drejtori i ‘Onima’-s, Erkand Shabani – çfarë fshihet pas akuzave të rënda që tronditën industrinë muzikore?”
Next Article Konsensus për Kodin Etik të deputetëve, lajmin e jep Gashi nga Zvicra
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?