By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Konsensus për Kodin Etik të deputetëve, lajmin e jep Gashi nga Zvicra
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Konsensus për Kodin Etik të deputetëve, lajmin e jep Gashi nga Zvicra
Maqedoni

Konsensus për Kodin Etik të deputetëve, lajmin e jep Gashi nga Zvicra

admin
Last updated: 14/05/2026 16:58
By admin 2 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në Bern të Zvicrës, në kuadër të “Diskutimeve Malore për Etikën Parlamentare”, është arritur një rezultat i rëndësishëm politik dhe institucional – konsensus për miratimin e Kodit të ri Etik për deputetët.

Sipas tij, një nga vlerat e veçanta të programit ishte paneli me deputetët e Parlamentit Federal të Zvicrës, Priska Seiler Graf, Franziska Roth dhe Stefan Müller-Altermatt, të cilët ndanë përvojat zvicerane mbi etikën parlamentare, transparencën dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Gashi theksoi se ky shkëmbim përvojash ka ofruar perspektiva të rëndësishme për ndërtimin e standardeve të qëndrueshme parlamentare dhe për të kuptuar dallimet mes sistemeve.

Ai bëri të ditur se përmes diskutimeve të hapura dhe dialogut konstruktiv, është arritur dakordim që Kodi Etik të shërbejë si standard i ri për integritetin parlamentar, përgjegjësinë publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në Kuvend.

Në fund, Gashi ka falënderuar nënkryetarët, koordinatorët, deputetët pjesëmarrës dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Ambasadën e Zvicrës dhe National Democratic Institute, për mbështetjen dhe kontributin në këtë proces.

“Po kthehemi nga Zvicra me rezultat pozitiv, me konsensus dhe me një mesazh të përbashkët se kultura demokratike ndërtohet përmes dialogut dhe përgjegjësisë”, ka deklaruar Gashi.

You Might Also Like

Hulumtim: 46 nga 81 komuna në sistemin elektronik nuk ka asnjë tender për sinjalizim horizontal

Revizion në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare: Janë konstatuar mangësi në prokurimet dhe menaxhim

LSDM: VMRO‑DPMNE dëshiron që votat elektronike të diasporës të mos kenë asnjë kontroll

Bojkovska: Janë siguruar 31,7 milionë euro nga Plani i Rritjes, pikërisht në pjesën e transformimit digjital

Bozhinovska: Maqedonia po punon aktivisht për integrimin në tregun evropian të energjisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miratohen ndryshimet për Komisionin për Verifikimin e Statusit të të Dhunuarve gjatë Luftës
Next Article MASH-i, me mbështetjen e Telekomi i Maqedonisë, do të implementojë në mënyrë graduale dëftesat digjitale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

ASKUSH NUK E PRISTE! Brikena pajtohet me motrën e Mateos, harrohen të gjitha mosmarrëveshjet!
Showbizz
Hulumtim: 46 nga 81 komuna në sistemin elektronik nuk ka asnjë tender për sinjalizim horizontal
Maqedoni
Revizion në Klinikën për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare: Janë konstatuar mangësi në prokurimet dhe menaxhim
Maqedoni
Kosova kërkon veprim ndaj Serbisë në Komunitetin e Energjisë, Rizvanolli: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?