By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacolli i zhgënjyer me zhvillimet politike: Kosovën po e dëmtojnë interesat klanore e personale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pacolli i zhgënjyer me zhvillimet politike: Kosovën po e dëmtojnë interesat klanore e personale
Kosovë

Pacolli i zhgënjyer me zhvillimet politike: Kosovën po e dëmtojnë interesat klanore e personale

admin
Last updated: 15/05/2026 09:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke shprehur zhgënjim të thellë për mënyrën se si po funksionon skena politike.

Ai ka thënë se po e vëzhgon situatën “nga periferia” dhe në mënyrë neutrale, duke u fokusuar vetëm në interesin e qytetarëve dhe të shtetit.

Pacolli, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si ish-shef i diplomacisë dhe ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar se zhvillimet politike po bëhen kryesisht për interesa partiake, klanore, familjare dhe personale, fatkeqësisht shpesh vetëm në dëm të qytetarëve.

“Unë, nga periferia, po e vëzhgoj situatën në mënyrë neutrale dhe vetëm nga aspekti i interesit të qytetarëve dhe të vendit. Dua të them se jam tepër i zhgënjyer, sepse e kam kuptuar dhe e shoh qartë se zhvillimet politike po bëhen kryesisht për interesa partiake, klanore, familjare dhe personale, fatkeqësisht shpesh vetëm në dëm të qytetarëve, të Kosovës, imazhit të saj dhe zhvillimit ekonomik të vendit”,  tha ai për Front Online.

Ai ka shtuar se qytetarët tashmë mund ta kuptojnë pse, sipas tij, nuk arriti t’i realizojë synimet e veta politike.

“Shpresoj shumë që qytetarët tani po e kuptojnë pse unë nuk arrita t’i realizoj synimet e mia, të cilat ishin vetëm në interes të qytetarëve, mirëqenies së tyre dhe të shtetit. Nuk arrita në këtë mision sepse isha i vetmuar dhe vota e qytetarit nuk ma mundësoi që në Kosovë të instalohej filozofia e ndershmërisë, respektit ndërnjerëzor, meritokracisë, tolerancës, imazhit pozitiv dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh ish-Presidenti Pacolli.

You Might Also Like

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet

Vdes Alush Gashi, politikani i shquar kosovar

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

OVL-UÇK: Ajo që ndodhi në Skenderaj ishte skenar i porositur nga Kurti dhe banda e tij, diktatura mori fund në qershor me ’99

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koci për praninë e Njësisë Speciale në Skenderaj: Nëse dikush mendon që situata zgjidhet me polici, e ka gabim
Next Article Vrasja e gruas nga bashkëshorti në Manastir, Prokuroria jep detaje për rastin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?