By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

admin
Last updated: 03/10/2026 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 tetor, argument.mk/ – Në Muzeun e Maqedonisë është hapur zyrtarisht ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës”, në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara Meksikane dhe Maqedonisë së Veriut, shkruan argument.mk/.

Ekspozita u inaugurua nga Konsulli i Nderit i Meksikës në Maqedoninë e Veriut, Alban Maliqi, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Meksikës, Flor de Lis Vásquez Muñoz, si dhe drejtori i Muzeut të Maqedonisë, Aleksandar Ristevski.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ambasadorë dhe anëtarë të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues të sektorit kulturor dhe publik.

Përmes tekstileve tradicionale, ngjyrave, motiveve dhe teknikave artizanale, ekspozita sjell në fokus trashëgiminë e pasur kulturore të Meksikës, duke krijuar një urë kulturore mes dy vendeve dhe popujve.

Konsulli i Nderit i Meksikës në Maqedoninë e Veriut, Alban Maliqi, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti në forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve.

“Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne, si Konsullatë e Nderit e Meksikës në Maqedoninë e Veriut, të kontribuojmë në ndërtimin e këtyre urave kulturore dhe në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy popujve tanë”, deklaroi Maliqi.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun deri më 2 nëntor 2026.

Aktiviteti vjen si pjesë e shënimit të 25 viteve të marrëdhënieve diplomatike dhe synon të promovojë shkëmbimin kulturor dhe afrimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Meksikës.

Nga miqësia dhe kultura drejt një partneriteti edhe më të fortë.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale
Next Article Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?