By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet
Kosovë

Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet

admin
Last updated: 15/05/2026 14:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 15 maj Zhurnal.mk – Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur lidhur me prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj gjatë natës së mbrëmshme, duke e cilësuar aksionin si të panevojshëm dhe duke thënë se një situatë e tillë “nuk guxon të përsëritet”.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today”, Musliu deklaroi se aksioni policor i zhvilluar nga orët e mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesit në Skenderaj, sipas termave policorë, njihet si “unaza e çeliktë” apo “rrethi i çeliktë”.

“Ajo që ka ndodhur dje në Skenderaj, ose operacioni që ka ndodhur në Skenderaj, në terma policorë quhet unaza e çeliktë, ose rrethi i çeliktë, dhe pikërisht ajo ka ndodhur mbrëmë pa asnjë arsye. Unë vazhdimisht kam thënë që e dënoj dhunën, çkado qoftë ajo dhe nga do që vjen ajo. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet dhe nuk guxon të provokohet Drenica dhe qytetarët e saj”, tha Musliu.

Ajo po ashtu tha se pas deklaratave të saj është përballur me sulme dhe presion në rrjetet sociale nga, siç tha ajo, militantë dhe llogari të rreme të LVV-së, por shtoi se nuk mund t’ia ndalin zërin.

“Le ta kenë të qartë edhe opinioni, sepse që nga mbrëmë jam marshu nga militantët e LVV-së dhe account-et fake të tyre, që kanë tendencë të më frikësojnë dhe të ma ndalin zërin, por ata nuk mund të më ndalin. Rrethimi në Skenderaj ishte i panevojshëm. Ajo çka ka ndodh mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet, nuk guxon të provokohet Drenica dhe qytetarët e Drenicës. Jemi mundu vazhdimisht dje, në mënyrë të qetë, me kuptu pse janë policia mbrëmë aty…”, tha Musliu.

You Might Also Like

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Institucionet ngrenë alarmin për zjarret: Kujdes maksimal gjatë verës

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova

​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vdes Alush Gashi, politikani i shquar kosovar
Next Article Berisha: Diella, avatar bosh, fsheh korrupsionin e qeverisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?