By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët

admin
Last updated: 15/05/2026 17:27
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 Maj, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut ndodhet në udhëkryq në rrugën e premtuar të saj për hyrje në Bashkimin Evropian.

Vendit ishte i pari nga krejt vendet e rajonit të Ballanit Perëndimor që u fut në rrugën tashmë të stërgjatur për anëtarësim, por të bllokuar për shkak të kërkesave të vendeve fqinje anëtare në BE.

Partitë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut ndodhen të përçara për kërkesën e vitit 2022 të BE-së të imponuar nga Bullgaria.

E kur politikanët nuk merren vesh me njëri tjetrin, fjala dhe vendimi duhet t’u takojë qyetarëve të vendit.

Qyetetarët e Maqedonisë së Veriut janë ata të cilët duhet të pyeten, pra edhe të vendosin, se çfarë duhet bërë tash pas katër vitesh ngërçi, shkruan Zhurnal.mk.

Kronologjia e rrugës së stërgjatur për në BE

Maqedonia (emri kushteutes deri para 2019) ishte vendi i parë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor i cili e nënshkroi marrëveshjen e parë në procesin e anëtarësimit të premtuar nga vet Bashkimi Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim (MSA) u nënshkrua në prill të vitit 2001 në vlugun e konfliktit të armatosur midis shqiptarëve dhe forcave të shtetit, pra edhe para Kroacisë e cila të njëjtën e nënshkroi në tetor të të njëjtit vit.

Kroacia u bë vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në qershor 2004, e Maqedonia e Veriut në dhjetor 2005.

Kroacia u bë anëtare e BE-së në korrik 2013, e Maqedonia ndodhet e bllokuar e duke pritur.

Vetot Greqisë e Bullgarisë

U bënë tash 21 vite prej se vendi e mori vendin e statusit të kandidat.

Përgjatë këtyre 21 viteve, Greqia e detyroi vendin që të ndërroi emrin kushtetutes në Maqedoni të Veriut në shkurt 2019, pas marrëveshjes me Greqinë në qershor 2018, për t’u lejuar anëtarësuar në NATO në mars 2020 e më këtë edhe për t’i dhënë fund vetos së saj edhe për në BE.

Por vetot nuk përfunduan me kaq.

Bullgaria me veton e saj në BE e detyroi Maqedoninë e Veriut të nënshkruajë marrëveshje dy-palëshe në gusht 2017, e në vitin korrik 2022 e detyroi atë të nënshkruajë me BE-në kushtin për ndryshim kushtetute për bashkësinë bullgare për të mundur filluar bisedimet e anëtarësimit.

Por këto ndryshime nuk po ndodhin tash e katër vite, për shkak të ndarjes së maqedonasve në dysh.

VMRO-DPMNE tash ka vendosur kundër-kushtet e saj. Ajo dhe kreu i saj pajtohen që të ndryshojnë kushtetutën sipas kornizës së korrikut 2022 të nënshkruar nga qeveria LSDM-BDI, vetëm nëse Bullgaria respekton të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, e BE të garantojë në mënyrë zyrtare se Bullgaria, pra përmes BE-së, nuk do të ketë bllokada të reja të bisedimeve të anëtarësimit që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Kushtet e BE-së dhe kundër-kushtet e VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoskit të dy palët ia thonë njëra-tjetrës përditë. Por, asnjëra palë nuk nuk po ndryshon qëndrimet e kompromisi askund në horizont.

Referendumi dhe pyetjet në të për qytetarët

Por kujt do të duhej t’i takoi vendimi në Maqedoni të Veriut për hapat e ardhshëm në këtë ngërç, i cili nuk pritet se do të përfundojë së shpejti nëse pyetën politikanët e tyre ?

Përgjegja e vetme është : qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Prandaj është koha që qytetarët të vendosin për vendin e tyre.

Këto do të duhej të jenë pyetjet në Referendum, në të cilat ata do të duhet të përgjigjen, pra vendosin për hapat e ardhshëm :

1 – A jeni për ndryshimin e kushtetutës vetëm sipas kushtit të korrikut 2022 të vendosur nga BE ?

2 – A jeni për ndryshimin e kushtetutës sipas kushtit të korrikut 2022 por vetëm nëse Bullgaria zbaton respektimin e të drejtave të maqedonsve në bullgari dhe BE garanton formalisht njohjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe nuk do të vendosin kushte shtesë të ndërlidhura me identitetin dhe gjuhën maqedonase? (opcioni i VMRO-DPMNE)

3 – A jeni për ndryshim të kushtetutës sipas kushtit të korrikut 2022 e nëse përgjatë bisedimeve të anëtarësimit (hapjes e mbylljes së kapitujve negociues) Bullgaria dhe BE vendosin kushte të cilat kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase atëherë vet qeveria e Maqedonisë së Veritu të ndërpresë këto bisedime ? (opcioni i LSDM-së ).

Këto pyetje në fund të fundit nuk do të duhet të jenë pikërishtë kështu të formuluara, ao mund të riformulohen, sipas pajtimit midis partive politike parlamentare.

Shëndëti i demokracisë matet edhe me referendume

Nuk ka asnjë arsye pse të mos mbahet ky referendum.

Demokracia për të cilën flasin përditë politikanët maqedonasë, shqiptarë, e të pakicave në vend, dhe politikanët nëpër krejt vendet e BE-së, nuk është demokraci e vërtetë dhe aspak e shëndoshë nëse refendumi si ky ndalohen.

Për t’u mbajtur ky rerendum përsëri politikanët e kanë dëshirën që të vendosin dhe mund të ndalojnë. Por edhe për këtë eventualitet ka një zgjidhje.

Nëse politikanët nuk e duan këtë referendum, le të mbahet një para-referendum me pyetjen e vetme : a duhet që qytetarët të vendosin/pyeten në para-referendum, se cili duhet të jetë hapi i ardhshëm për në rrugën e premtuar për hyrje në BE ?

Maqedonia e Veriut është e qytetarëve të saj, dhe në situtë të katillë udhëkryqesh e hamendjesh, qytetarët e saj duhet që të vendosin, jo polikanët e tyre.

Prandaj le të ketë demokraci të vërtetë në Maqedoni të veriut, le të pyeten e vendin vet qytetarët. Le të mbahen referendumi, le të dëshmohet se në Maqedoni vendosin qytetarët për fatin e tyre dhe të vendit. / Zhurnal.mk

You Might Also Like

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni

Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite

Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa

Qeveria ndan 13,8 miliardë denarë për projektet komunale

“Ligji i ri për lojërat e fatit” VLEN: Po i japim fund përhapjes së pakontrolluar të kumarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni
Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?