By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Memorandum bashkëpunimi me partnerët francezë: RMV forcon drejtësinë klimatike dhe mjedisore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Memorandum bashkëpunimi me partnerët francezë: RMV forcon drejtësinë klimatike dhe mjedisore
Maqedoni

Memorandum bashkëpunimi me partnerët francezë: RMV forcon drejtësinë klimatike dhe mjedisore

admin
Last updated: 12/06/2026 16:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 qershor, Zhurnal.mk – Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me Expertise France, Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe Ambasadën e Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke konfirmuar zyrtarisht angazhimin e përbashkët për avancimin e drejtësisë klimatike dhe mjedisore në vend.

Memorandumi vendos kornizën për zbatimin e projektit rajonal “Konvergjenca e drejtësisë klimatike dhe mjedisore” (CEJ Convergence), që synon të përmirësojë qasjen në drejtësi dhe të forcojë pjesëmarrjen e publikut në çështjet që lidhen me mjedisin në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, në përputhje me standardet evropiane dhe legjislacionin e BE-së.

Me nënshkrimin e dokumentit, institucionet konfirmojnë përkushtimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit në fushën e mjedisit, përmirësimin e kapaciteteve institucionale dhe nxitjen e përfshirjes më të gjerë të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes që ndikojnë mbi mjedisin dhe politikat klimatike.

Projekti do të ofrojë mbështetje teknike, shkëmbim ekspertize, organizim trajnimesh dhe zhvillim mekanizmash për zbatim më të mirë të parimeve të drejtësisë mjedisore. Në kuadër të bashkëpunimit do të krijohen organe drejtuese dhe këshilluese që do të sigurojnë zbatim të koordinuar dhe transparent të aktiviteteve.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të punojnë së bashku me institucionet franceze për avancimin e kapaciteteve kombëtare dhe afrimin e vendit me praktikat evropiane në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe qasjes në drejtësi. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dr. Çibishev paralajmëron: Një kafshatë mund të jetë fatale – sallam i helmuar i hedhur në park
Next Article Eurostat: Maqedonia mes vendeve me javën më të gjatë të punës në Evropë, Holanda kryeson me më pak orë pune
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?