By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
KosovëMaqedoniTOP LAJM

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 23/06/2026 09:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, gjatë të cilit do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet tri institucioneve.

Aktiviteti do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfshijë një sesion diskutimi të fokusuar në bashkëpunimin ndërinstitucional për trajtimin e çështjeve me interes të përbashkët.

Në kuadër të sesionit të parë, pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështjet civile dhe familjare me element ndërkufitar, përfshirë martesat, regjistrimin civil, dokumentacionin personal, si dhe njohjen e akteve dhe vendimeve. Po ashtu, në fokus do të jenë roli i institucioneve të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtës për shëndet, mbrojtja e fëmijëve në situatë rruge dhe kategorive të tjera të cenueshme, si dhe bashkëpunimi në trajtimin e rasteve individuale që përfshijnë më shumë se një shtet.

Temat e diskutimit do të përfshijnë edhe të drejtat e personave të privuar nga liria gjatë orëve të para të intervistimit, rolin e regjistrimit audio-viziv në garantimin e një procesi të rregullt ligjor, si dhe të drejtat dhe garancitë ligjore të shtetasve të huaj në vendet e privimit të lirisë dhe në proceset gjyqësore.

Pjesë e agjendës do të jetë edhe shqyrtimi i mundësive për ndërmarrjen e veprimeve, iniciativave dhe aktiviteteve të përbashkëta në nivel rajonal.

Pas përfundimit të diskutimeve, palët do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili synon forcimin e koordinimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve homologe në tri shtetet.

Në orën 12:30 do të mbahet deklarimi i përbashkët për media i Avokatit të Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, Avokatit të Popullit të Shqipërisë, Endrit Shabani, dhe Avokatit të Popullit të Maqedonisë së Veriut, Faton Selami.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Përçarja që nisi qysh ditën e zgjedhjeve “shpërthen” në LDK: Muhaxheri e Ahmeti kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe
Next Article Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?